Ngërci I Rilindjes Rrezikon Zgjedhjet E Parakohshme!
Situatat e komplikuara në vend kanë irrituar mbarë popullin. Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve janë ngritur në protesta paqësore kundër reformave të qeverisë si reforma të pa drejta dhe që nuk sjellin gjë tjetër vecse pasoja të rënda në mirëqenjen e popullit apo në të ardhmen e disa të tjerve. Qytetarët janë ndarë në disa kategori sipas interesave qytetare. Pavarësisht protestave të para për arsye të reformave fillestare, ditët e fundit, qytetarët vazhdojnë protestat ditë pas dite.
Nuk janë pikërisht këto protesta që përcaktojnë natyrën e qeverisjes, por edhe reagimet apo reformat e kësaj qeverie, të cilat ditë pas dite, lënë për të dëshiruar. Reklama virtual pa fund që s’kanë lidhje fare me mirëqenjen socjale të popullit apo realitetin e kohës. Fjalime politike të cilat ngjallin optimizëm, por që në fakt nuk janë gjë tjetër vecse shoë mediatik ndërkohë pas kuintave shfaqen një Shqipëri tjetër. SIpas një raporti të fundit, vendi ynë ka mangësira të konsiderueshme ralizimit të disa reformave konkrete. Nisur që nga trajtimi I familjeve në nevojë, mangësi në trajtimin e Komunitetit Rom, mangësi në sistemimin e mirëqenjes socjale, mangësi në drejtësi dhe ligj. Vërejtje këto të cilat Qeveria I ka konsideruar si keqinterpretime të gazetarëve për shkak të mosnjohjes së gjuhës angleze nga ana e tyre. Pra shoqëruar me një ofendim profesjonal kundër atyre që kanë një jetë të tërë profesjonalizëm gazetaresk. Situatë kjo që ka irrituar një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve dhe intelektualëve. Këto kategori kanë realizuar dhe po realizojnë protesta ditë pas dite në kundërshtim të disa vendimeve pa vend të qeverisë dhe reagimet që ajo ka pasur kundër protestave apo kundërshtimeve politike. Reagime arrogante dhe fyese të cilat, vet Kryeministri I ka shprehur në faqen e tij socjale Tëiteer ku ka shprehur se nuk merrej me njerëz :Qelbësira”, një shprehje kjo që ka fyer respektin pë rata që kanë votuar për një qeverisje demokratike dhe për një Rilindje që do të sillte ndryshimin në jetën e cdo qytetari, por që në fakt nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka cakorduar sistemin e mirëqenjes, ka shkelur demokracinë e votës, ka shpikur reforma që dëmtojnë të ardhmen e vendit edhe fëmijëve anë, madje duke I shoqëruar nga pas me fyerje të një kategorie që nuk I shkon një Kryeministri I cili ka ardhur në pushtet fale votive të këtij populli që e fyen edhe ofendon dita-ditës sikurse të kishte ardhur në pushtet me frymën e shenjtë. Kjo situatë po ndërlikohet dita-ditës dhe intelektualë apo qytetarë janë gati për një përmbysje të Qeverisë ose në zgjedhje të parakohshme. Vetëm zgjedhjet do të vendosnin nëse kjo Qeveri ka pasur sukses në reformat e saj në këto dy vite. Protesta të përhershme, reagime arrogante, burgime pa mas, arrestime popullare, drejtësi e shkelur, regjim diktatoresk, irritim I popullatës, shkarkimet nga puna, dhunë e konsiderueshme mbi qytetarët, rritje cmimesh, heqja e fashës mbrojtëse në energjinë elektrike, rritje taksash dhe ndarja administrative e cila është provë e qartë e përdhosjes së demokracisë së votës.. Këto fakte janë mëse të mjaftueshme për zgjedhje të parakohëshme ose për një rrëzim qeverie e cila ka dështuar në cdo aspect qeverisës. Zgjedhjet e parakohshme janë sugjeruar edhe nga personalitete të larta të shtetit dhe konfirmuar disi me raportet e Këshillit Europian të cilat paraqiten gjithnjë e më pesimiste. Nëse ngërci midis popullit dhe Qeverisë do të vazhdojë, atëhere zgjidhje përfundimtare do të jetë zgjedhjet e parakohshme për të cilat do të vendosë vet populli.