Shtohet numri i përqafimit të Islamit në Francë
Radio RTL në Francë zbuloi se numri i të konvertuarve në Islam është rritur në mënyrë dramatike pas sulmit në zyrën e revistës satirike Charlie HEBDO në Paris.
Xhamia e Madhe e Parisit ka raportuar një rritje në numrin e dhënë të Certifikatave të Përqafimit të Islamit, e cila arriti 40 në muajin janar, 2015, në krahasim me 22 certifikata të dhëna në muajin janar 2014. Një numër i qyteteve të mëdha franceze, të tilla si Lyon dhe Strasburg, kanë raportuar, gjithashtu, një rritje në numrin e njerëzve që e përqafuan fenë Islame.
Pas sulmit terrorist në Paris, muslimanët në Francë ishin të shqetësuar se incidenti do të krijojë edhe një herë një atmosferë të Islamofobisë në vend. Përkundër të gjitha problemeve, ka pasur një rritje të paparë në shitjen e kopjeve të Kur’anit gjatë javëve që pasuan sulmin, dhe ka pasur rritje të papritur në përqafimin e fesë Islame, ka konfirmuar nga burimet e veta Radio RTL në Francë.
Xhamitë në qytetet e mëdha franceze kanë parë edhe rritje të ngjashme në numrin e të konvertuarve në Islam. Radio RTL raportoi një rritje prej 20 për qind të numrit të përqafimit të Islamit në Lyon dhe Strasburg, krahasuar me vitin e kaluar.
Radi RTL citoi një francez të ri që e përqafoi Islamin, të ketë thënë: Konfuzioni në mes terrorizmit dhe Islamit pas incidentit në Charlie HEBDO ka qenë shkak për mua për të përqafuar këtë fe për të treguar se Islami nuk është një fe e mizorive të tilla.
Radio, gjithashtu, përmendi një numër të imamëve, të cilët njëzëri ranë dakord se ata kurrë nuk kishte parë një nxitim të tillë për të përqafuar fenë Islame në Francë. Një zyrtar në Xhaminë e Parisit ka deklaruar se pranimin e fesë Islame përfaqësojnë njerëzit nga të gjitha sferat e jetës, duke përfshirë drejtorët, mësuesit, policët, mjekët, etj.