Egjipt

Imami i Al-Az’harit bën thirrje për pajtimin e sekte Islame

Imami i  Madh i Xhamisë Al-Az’har, Shejh Ahmed al-Tajib, të dielën bëri thirrje për organizimin e një konference mbi pajtimin midis sekteve të ndryshme të fesë Islame.

  

Gjatë një konference kundër terrorizmit në Arabinë Saudite, autoriteti i lartë sunni shtoi se konferenca e propozuar duhet të përpiqet  për të sjellë paqe në mesin e këtyre sekteve.

   

Ne duhet t’i harrojmë  dallimet tona që nuk na kanë sjellë asgjë, përveç dobësi dhe poshtërim, tha Shejh  Ahmed al-Tajib.

    

Ai tha se vendet islamike përball asaj që ai i përshkroi si një neokolonializëm, kërcënimi që vjen nga fuqitë ndërkombëtare.

   

Ai shtoi se këto fuqi ndërkombëtare janë përpjekur për t’i ndarë dhe për t’i sunduar shtetet Islame.

    

Imami i Madh i El-Az'harit vuri në dukje se dalja e grupeve islamike që denigrojnë dhe shpifin për muslimanët tjerë, ai i përshkroi si një akumulimin historike të tendencave ekstremiste, duke shtuar se këto trende janë bazuar në interpretime të gabuara të Kur’anit, Libri i  Shenjtë i muslimanëve dhe thëniet e profetit të Islamit, Muhammedit (a.s.) (paqja qoftë mbi të).   

    

Konferenca e së dielës u sponsorizua nga mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz.

    

Autoritet e larta fetare muslimane dhe ekspertët e sigurisë  thanë se  në konferencë do të diskutohet për mjetet e luftës kundër terrorizmit dhe dhunës së shfrenuar në emër të Islamit në rajonin arab.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: World Bulletin