İslamofobe

Muslimani në Milano, Itali, teston atë që po quhet Islamofobi

Duke reflektuar shtimin e ndjenjave anti-muslimane në Itali, një burrë musliman i veshur me veshjen tradicionale islame ecte nëpër  rrugët e Milanos me Kur'anin e Shenjtë në dorë me qëllim të vetëm për të testuar, abuzimet gjatë gjithë nëpër rrugës që ecte.  

  

Ky eksperiment social ishte bërë për të parë tolerancën e qytetarëve të Milanos ndaj muslimanëve apo dikë që është i veshur si një Imam, tha për gazetën La Repulika, Hamdi  Mahisen, një student egjiptian.

   

Si pjesë e eksperimentit,  Hamdi Mahisen, tridhjetë-vjeçar, ecte nëpër  rrugët e qytetit verior, Milanos, për pesë orë, ndërsa kishte veshur rrobën tradicionale islame të bardhë.   

  

Nga ana e kalimtarëve, Hamdi Mahisen është fyer duke e quajtur taliban dhe ISIS nga publiku.

   

Një njeri duke qëndruar pranë Mahisen-it bërë këtë vërejtje: Shikoni, ai ka marrë Kur'anin. Mendoj se ai e mori një armë nën veshjen e tij?

   

Një person brenda një grupi të vogël të të rinjve tha: Djema, ju mbetët pa e parë imamin. 

    

Një eksperiment i ngjashëm u bë në fillim të kësaj jave kur gazetari jahudi apo hebre, Zvika Klein kishte regjistruar eksperimentin e tij duke ecur nëpër rrugët e Parisit për 10 orë i veshur me veshjen tradicionale hebreje, me kippah, ose jarmulke.

  

Më kanë pështyrë, më kanë mallkuar dhe kërcënuar,  shkroi Klein për përvojën e tij në Twitter, raportoi Huffington Post.

   

Italia ka qenë në gatishmëri të lartë që nga vrasja e 21 krishterëve egjiptian nga ana e të ashtuquajturit Shteti Islam apo ISIS, në Libinë fqinje javën e kaluar.

   

Dijetarët muslimanë nëpër botë kanë dënuar me forcë krimin e urryer duke thënë se  krimi është kundër mësimeve islame dhe përkeqëson situatën në rajon.

   

Krimi ka acaruar pretendimin e gabuar, sepse në të vërtetë Islami është fe e mëshirës.

   

Italia ka një popullsi muslimane rreth 1.7 milion, duke përfshirë 20.000 banorë që kanë përqafuar Islamin, sipas statistikave të publikuara nga ISTAT, Agjencia e Statistikave Kombëtare.

Burimi: OnIslam.net