Amerike

Obama deklaroi se SHBA-ja nuk është në luftë me Islamin

Ndërsa Uashingtoni besohet të ketë qenë pas krijimit të grupeve terroriste në botën muslimane,  kryetari amerikan, Barak Obama deklaroi se vendi i tij është në luftë me terroristët, jo në luftë me Islamin.

   

Obama i bëri këto komente në një fjalim të tij të parë këtë javë në një konferencë në Uashington për të luftuar radikalizmin që tërhoqi delegatë nga 60 vende, raportoi Press TV.

  

Ai tha se terroristët e ISIL-it ose të al-Kaidës nuk flasin në emër të  një miliard muslimanëve  të cilët nuk e pranojnë ideologjinë e tyre të urrejtjes. Ata më nuk e përfaqësojnë Islamin ... Asnjë fe nuk është përgjegjës për terrorizmin. Njerëzit janë përgjegjës për dhunën dhe terrorizmin.   

   

Al Kaida dhe ISIL-i dhe grupet si këto janë të dëshpëruara sepse nuk e kanë legjitimitetin. Ato përpiqen të portretizojnë veten si udhëheqës fetarë. Ato përhapin idenë se Amerika dhe Perëndimi në përgjithësi, janë në luftë me Islamin.

   

Ne kurrë nuk duhet të pranojmë kushtin që ata na kanë vënë përpara, sepse ajo është një gënjeshtër, as ne nuk duhet t’u japin  këtyre terroristëve legjitimitetin fetar që ata kërkojnë, deklaroi Obama.

   

Ata nuk janë liderë fetarë, ata janë terroristë. Dhe ne nuk jemi në luftë me Islamin. Ne jemi në luftë me njerëzit të cilët e kanë shtrembëruar Islamin, shtoi ai.

Burimi: IQNA News