Afganistan

Marrëveshja e SHBA kërcënon pavarësinë afgane

Kabuli thotë se pakti duhet të presë deri pas zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm, edhe nëse ajo është e miratuar nga Lloja Xhirga (Kuvendi Tradicional i Pleqëve) dhe Kuvendi.

     Një ligjvënës i lartë iranian ka këshilluar Afganistanin kundër nënshkrimit të një pakti sigurie me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se një marrëveshje e tillë do të kërcënojë  ”pavarësinë” e vendit.
     Sipas Press TV, Kryetar i Sigurisë  Kombëtare  të Kuvendit (Mexhlisit) dhe Komitetit për Politikë të Jashtme, Alaeddin Borouxherdi tha të dielën se marrëveshja e sigurisë midis Kabulit dhe Uashingtonit ” do të vendosë fatin dhe të ardhmen e Afganistanit . ”
Ligjvënësi iranian paralajmëroi Në qoftë se marrëveshja zbatohet,  ajo do të përbën një kërcënim serioz për pavarësinë dhe dinjitetin e këtij vendi , duke thënë se komiteti  Mexhlisit është kundër paktit .
     Washingtoni, i cili kishte premtuar se do të tërheqë të gjitha forcat luftarake nga Afganistani deri në vitin 2014, kërkon që të ketë një prani afatgjate ushtarake në vend duke nënshkruar një marrëveshje sigurie me Kabulin.
     Marrëveshja tashmë është miratuar nga Këshilli Madh i Afganistanit , Lloja Xhirga, e përbërë nga pleqtë e fiseve afgane dhe udhëheqës të tjerë.

    Megjithatë, Kabuli thotë se pakti duhet të presë deri pas zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm, edhe nëse ajo është e miratuar nga Lloja Xhirga (Kuvendi Tradicional i Pleqëve) dhe Kuvendi.
     Më 30 nëntor 2013, mijëra afganë mbajtën një protestë masive në kryeqytet, Kabul, për të protestuar kundër marrëveshjes së sigurisë për të ardhmen e pranisë ushtarake amerikane në Afganistan.