Kulturë

E dëgjova zërin e brendshëm, u bëra musliman

Abdul Aziz u lind  me emrin Jermaine Boddy dhe u rritë në Charleston, West Virginia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një i krishterë baptist, siç ishin prindërit e tij dhe gjyshërit e tij. Këtu në vazhdim, ai rrëfen se çfarë e tërhoqi atë në drejtim të Islamit dhe si u bë musliman:

   

Unë si i ri kam shkuar rregullisht në Kishë dhe të dielen në shkollën e kishës deri  në vitet e mia të adoleshencës, kur vajzat papritmas u bënë  më të rëndësishme për mua. Unë e konsideroj veten si mëkatar, por unë kam qenë gjithmonë i vetëdijshëm për Allahun – tani unë mund të them se Zotit i lutem për ato ditë  duke i kërkuar falje, Allahu më faltë!

   

Kam vazhduar në rrugët e mia mëkatare pavarësisht një numri të ngjarjeve në jetën time që ishin shumë rrezikshme për jetën, të tilla si droga, duke u qëlluar në kokë, humbje të vendeve të punës, familjen dhe miqtë që  vdiqën.  

   

Vetëm pas burgosjes unë fillova të kërkoi strehim tek Allahu dhe unë shpëtova ndërsa isha i burgosur në burgun e qarkut. Edhe atëherë unë me besnikëri e lexoja Biblën time dhe u lutësha çdo natë para se unë shkoja në shtrat, por ende kishte disa dyshime në mendjen time sa i përket besimit të Krishterë.

    

Unë vazhdova të përpiqem të jetoi jetën time si i krishterë, por në fund përsëri vazhdova rrugët e mia të  vjetra.  

   

Përsëri pas disa vitesh vazhdimisht kam patur probleme shqetësuese në lidhje me çështjet e kësaj bote dhe përballjen me frustrim, unë fillova për të shkuar në Kishë përsëri, por me zemër të thyer, pa qejf apo pa dëshirë. Unë me të vërtetë gëzohesha duke kënduar në Kishë dhe gjithashtu nga fjalimi  elokuent i predikuesit, priftit të nderuar,   Hightower , por ka pasur gjithmonë pyetje pa përgjigje, të cilët unë ende nuk mund t’i kuptoi. 

   

Sa më shumë që unë mendoj për atë aq më fyese më tingëllon.

Jezusi vdiq në kryq për mëkatet e të gjithë botës. Unë i kërkoj falje e Allahut.     

    

Edhe pse unë  jam ende i hutuar, unë e kam mbajtur krishterimin dhe fillova të kërkojë dituri gjetkë. Unë kam filluar të lexoi  për Islamin,  ndërsa në rrugë nga një mik i cili nuk ishte shumë i ditur apo i drejtë, por ende unë disi nuk më ka tërhequr në këtë fe. Më kujtohet kur i kam thënë nënës sime që kam kërkuar që të bëhem musliman pas dëgjimit të ajeteve të Kur'anit të Shenjtë.

   

Unë kam marrë pjesë në namazin e Xhumasë në disa raste me një vëlla i quajtur Islam dhe pastaj përsëri me një nga shokët e mi, por kurrë në të vërtetë nuk kam kuptuar se çfarë po ndodhte sepse unë isha i pavëmendshëm.

   

Dikur më vonë, unë fillova të dëgjoi  hytben javore, ditën e xhuma,  dhe pas një kohë të shkurtër disa prej pyetjeve të mia të mëparshme kishin filluar për të më dhënë përgjigjen e duhr.  

     

Unë vazhdova të shkoi në  xhami ditën e xhuma të paktën për nëntë muaj dhe gjatë pjesës së fundit të këtyre nëntë muajve fillova të lus Allahun që të më udhëzon të rrugën e drejtë, sepse edhe pse unë ende isha një i krishterë, por e dija se Islami ishte një fe e vërtetë. Ngadalë Islami preku zemrën time dhe unë nuk mora pjesë më në shërbimet e krishtera, dhe pas pak kohe e thashë Fjalën e Dëshmisë  apo Shehadetin  dhe jeta ime ndryshoi në mënyrë drastike!  

    

Abdul Azizi është një i ri i 28 vjeçar, nga West Virginia, dhe ka  mësuar faljen e namazit, disa sure nga Kur’ani, ka mësuar alfabetin e gjuhës arabe. Abdul Aziz  vetëm pas shtatë muajve që përqafoi fenë Islame është duke i shërbyer komunitetit musliman si një misionar dhe është asistent i sigurisë. Allahu e forcoftë! Amin!