Dijetarët sauditë qortojnë ekstremizmin fetar
Abdullah Al-Mutlak, një anëtar i Qendrës së Mbreti Abdul Aziz për Dialog Kombëtar (KACND) dhe një anëtar i Këshillit të Lartë të Ulemave, tha se kohët e fundit ekstremizmin fetar është si një sëmundje që prek një numër të rinjsh sauditë. Sipas studiuesve të Arabisë Saudite, kjo sëmundje i ka infektuar të rinjt, nga një gjendje e mirë, përfituese për qytetarët, tek njerëzit që janë të gatshëm për të shkatërruar dhe dëmtuar shoqërinë.
Abdullah Al-Mutlak po fliste gjatë një sesioni për dialogun të mbajtur në praninë e një numri të të rinjve në Xheddah, në Arabinë Saudite, ku ai, gjithashtu, theksoi se të rinjtë ekstremistë nuk e kuptojnë plotësisht rolin e tyre kombëtar dhe fetar në ndërtimin e vendit.
Ata nuk kanë kuptim dhe as shpjegim të saktë të asaj se çfarë thonë librat e shenjta. Ata vetëm i pasojnë vendimet (fetvatë) destruktive që i largojnë ata nga rruga e drejtë dhe mësimet dhe parimet Islame të drejta, tha Abdullah Al-Mutlak gjatë fjalimit të tij.
Kjo sjellje e ka dëmtuar Islamin në sytë e kombeve të tjera, ka shtuar dijetari, për këtë duhet punuar shumë për të korrigjuar këtë imazh përmes sjelljes së mirë, të moderuar.
Sekretari i
Përgjithshëm i KACND, Fejsal bin Abdurrahman bin Muamar tha se mesazhi i
kombeve tona është moderimi.
Ne duhet të punojmë shumë për të trajtuar deformimet dhe shtrembërimet që kanë rrënuar trupin e kombit tonë, ka deklaruar ai në seancën e dialogut.
Ai gjithashtu theksoi rolin e familjes në edukimin e fëmijëve të tyre, për të parandaluar ata nga të jetuarit në një botë të izoluar, ku ata do, të bien në kurthat e ekstremistëve nëpër rrjetet e faqeve sociale.
Familjet duhet gjithmonë të mbajnë hapur kanalet e dialogut dhe diskutimeve me fëmijët e tyre, tha Muammar.
Hassan Al-Hovaimel, anëtar i këshillit të KACND, hodhi poshtë akuzat e fundit nga organet dhe mediat ndërkombëtare se Mbretëria Saudite ka kontribuar në një mënyrë apo tjetër në terrorizëm.
Ne jemi mbledhur sot këtu për të hapur kanale të dialogut me të rinjt tonë me plotë ndershmëri nga zemrat dhe mendjet tona.” tha ai gjatë diskutimit, duke i bërë thirrje të gjitha palëve të interesuara për të mbrojtur të rinjtë nga këta elementë të dëmshëm.
Burimi: Arab News