Ushtria siriane rimerr kontrollin mbi malet Shumarijeh në rrethin e Homs-it
Njësitë e forcave të armatosura siriane rimorën kontrollin mbi malet el- Shumarijeh, Telol el- Hava dhe malet përreth fshatit Um Sahrixh në zonën al – Mkharam, në lindje të Homs-it
Njësitë e forcave të
armatosura siriane rimorën kontrollin mbi malet el- Shumarijeh, Telol el- Hava
dhe malet përreth fshatit Um Sahrixh në zonën al – Mkharam, në lindje të Homs-it,
njoftoi agjensia SANA.
Ushtria Siriane, gjithashtu, ka shkatërruar tubimet e fundit të terroristëve në këtë zonë, duke ju shkaktuar humbje të rënda.
Operacionet ushtarake janë zhvilluar në shkallë të gjerë, ku në shënjestër ishin terroristët në disa fusha.
Ditën e martë, më 3 dhjetor 2013, njësitë e forcave të armatosura siriane filluan operacione të suksesshme kundër strehimeve dhe tubimeve të grupeve terroriste në disa provinca, duke vrarë dhe plagosur një numër të madh të terroristëve.
Ushtria Siriane ka shkatërruar më tej makina të terroristëve të ngarkuar me armë dhe municione në mes të këtyre lokaliteteve, Maarat Misrin, Ram Hamdan, Maardebsi dhe Sarakib, duke vrarë dhe plagosur të gjithë terroristët brenda tyre.
Njësitë e Ushtrisë Siriane eliminuan plotësish grupet e armatosura terroriste në qytetin e al - Nabek , në rrethin e Damaskut, duke shkatërruar armët dhe municionet e tyre.
Ushtria Siriane ka shkatërruar tubimet e terroristëve, automjetet e tyre me armë në fshatin Atman, në rrethin e Daraa-s. Njësitë e Ushtrisë Siriane, gjithashtu, kanë shkatërruar përpjekjet e terroristëve për të sulmuar pikat e kontrollit ushtarak, ndërsa një tjetër njësi e ushtrisë ka vra tre terroristë në fshatin Bait al - Haxhal.
Në një kontekst tjetër, një sulmues vetëvrasës terrorist, veshur me një rrip të eksplozivëve, hodhi veten në erë në el- Xhisr al- Abyad, në Damask, të martën, ku humbën jetën katër vetë, duke përfshirë edhe një grua.