Turqi

Erdogani e do që xhaminë e 'Stambollit' në Kubë

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan bisedon me kryetarin e Kubës, Raul Castro
Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan bisedon me kryetarin e Kubës, Raul Castro

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, shpalosi planin e tij ambicioz për të ndërtuar një xhami të madhe të stilit osman në Kubë, duke thënë se ajo duhet të jetë e ngjashme me një xhami të shekullit të IXX-të në Bosfor, në Stamboll, tha presidenca të enjten.

   

Erdogani  e pranoi se pas mbajtjes së bisedimeve me presidentin kuban Raul Castro në Havanë zyrtarët kubanë tashmë e kanë bërë një marrëveshje me Arabinë Saudite për ndërtimin e një xhamie në Havanë.  

  

Por Erdogani, i cili shkaktoi habinë në vitin e kaluar duke pohuar se muslimanët e zbuluan Amerikën para Kolombos, tha se Turqia është këmbëngulse për një xhami të stilit osman në një qytet tjetër në Kubë.

  

Ne ju kemi thënë atyre se ne mund të ndërtojmë një xhami të ngjashme me xhaminë Ortakoi në një qytet tjetër, në qoftë se ju kanë premtuar të tjerët për një xhami Havanë, tha Erdogan në ishullin komunist, në Kubë, ndalesa e dytë në turneut e tij në Amerikën Latine.

   

Xhamia Ortakoi, e projektuar nga familja Balyan e arkitektëve armenë, është ndërtuar në vitin 1853 gjatë sundimit të sulltanit Osman Abdulmexhidi i Parë.

   

Xhamia e stilit neo-barok është një pamje e njohur në breg pranë Urës së Bosforit.

   

Erdogani tha se Turqia nuk ka qenë në kërkim të një partneri për të ndërtuar xhaminë sepse Arkitektura jonë është e ndryshme nga ajo e Arabisë Saudite.

 

Unë ju kam dhënë zyrtarëve kubanë të gjitha informacionet e nevojshshme... dhe deri tani ata nuk kanë marrë një qasje negative ndaj tij, u citua të ketë thënë, sipas faqes presidenciale në internet.

   

Erdogani, një musliman i devotshëm i cili ka qenë në pushtet për më shumë se një dekadë, ka ngjallur polemika në fund të vitit të kaluar, duke deklaruar se Amerikën e zbuluan muslimanët në shekullin e XII-të, gati tre shekuj para Kristofor Kolombos , kur lundruan përtej Atlantikut.

    

Erdogani ka cituar si dëshmi për pretendimin e tij se Kolombo përmend ekzistencën e një xhamie në një kodër në bregdetin kuban dhe ofroi për të ndërtuar një xhami në vendin e përmendur nga zbuluesi gjenovez. 

Burimi: Arab News