Muslimanët britanikë protestojnë në Londër kundër karikaturave të Charlie Hebdo
Të paktën 1.000 muslimanë britanikë protestuan në qendër të Londrës të dielën kundër asaj që ata e quajtën pamje fyese të Profetit Muhammed nga revista satirike franceze Charlie Hebdo. Protestuesit u mblodhën pranë zyrës së kryeministrit David Cameron në Londër, me pankarta të tilla si Stand Up For the Prophet.
Protesta ndodhi disa javë pasi 17 persona u vranë gjatë tri ditëve të dhunës në muajin e kaluar, janar, në Francë, që filloi kur dy persona të armatosur islamikë sulmuan zyret e revistës satirike Charlie Hedbo në Paris, duke hapur zjarr në hakmarrje për publikimin e imazheve satirike të profetit Muhammed. Protesta e së dieles u organizuar për të dënuar sulmet në Paris, por organizatorët kanë thënë se revista nuk duhet të publikojë karikaturat e profetit.
Imamët mbajti fjalime dhe pastaj turmat u ndalën për të falur namazin para se ta dorëzonin një peticion online për zyrën e kryeministrit David Cameron, peticioni ishte i nënshkruar nga mbi 100.000 muslimanë. Peticioni i organizuar nga një grup i quajtur Forumi Musliman i Veprimit, denoncoi ata që kishin bërë karikatura të profetit, duke i quajtur ato një fyerje për normat e shoqërisë së qytetëruar .
Një fletëpalosje u shpërnda nga organizatorët e veprimtarisë ku shkruante se imazhi Muhammedit nga revista Charlie Hebdo dhe nga të tjerët ishte një përkujtues i zymtë, se liria e fjalës është shfrytëzuar rregullisht për fyerjen e personaliteteve që të tjerët i konsiderojnë të shenjtë.
Një grup prej rreth 10 protestuesve të ekstremit të djathtë e shikonte protestën, por protesta u zhvillua dhe përfundoi në mënyrë paqësore.
Burimi: Reuters