Siria

Rritje e madhe e evropianëve për të luftuar në Siri

- Një valë e re e evropianëve po shkon për në Siri, për të luftuar, kundër Bashar Assadit, sipas tregimeve i tërheqë një jetesë e lehtë dhe një martirizim i lavdishëm

Nga LORI HINNANT dhe JAN M. OLSEN

Kopenhagë, Danimarkë (AP)

 

-         Një valë e re e evropianëve po shkon për në Siri, për të luftuar, kundër Bashar Assadit, sipas tregimeve i tërheqë një jetesë e lehtë  dhe një martirizim i lavdishëm.

     Kryengritësit nga Evropa Perendimore, kryesisht djem të rinj, janë duke u rekrutuar nga rrjete të reja që organizojnë udhëtim dhe strehim të rehatshëm në zemër të territorit rebel, dhe të nxisë një formë militante të Islamit, për këtë zyrtarët  Perendimor për Siguri kanë frikë se këta do të shtojnë kërcënimin terrorist kur luftëtarët të kthehen në shtëpi.
     Nga 11 vende të Evropës Perëndimore  me kontingjente më të mëdha prej 1,200 deri më -1,700 vetë janë në mesin e forcave rebele, sipas qeverisë dhe analistëve me shifrat e hartuara nga The Associated Press . Kjo është një rritje po të krahasohet me numrin 600-800 sa ishin nga ato vende në fund të pranverës .
     Rritja ka ndodhur veçanërisht në Francë, Gjermani, Belgjikë dhe Suedi. Kjo po ndodhë për shkak të lehtësimit të udhëtimit për në Siri për vullnetarët evropianë.
     Një djal 21 vjeçar, me emrin Dane, është interesuar për të shkuar në Siri gjatë burgimit në Danimarkë për sulm dhe grabitje, kryesisht nëpërmjet online të videos rebele. Ai i bëri dy udhëtime në Siri  brenda  pak më shumë se një muaji. Ai ka vozitur kamionë të ngarkuar me ndihmat humanitare dhe ka transportuar njerëz, tha ai, por kurrë nuk ka luftuar. Megjithatë, ai i postuar në internet fotografitë e veta me  armë të rënda.

   Është detyra ime për të udhëtuar atje. Kjo është një kauzë Muslamane, tha një i ri, një mysliman i konvertuar, i cili nuk ka dashur të identifikohet nga frika e ndjekjes nga autoritetet.

     Në udhëtimin e tij të tretë të këtij viti, tha ai, u ndalova në kontrollin e pasaportave në Stamboll dhe më kthyen në Danimarkë. Nuk ka arsye përse, por ai beson se qëndrimi i tij me opozitën është vënë në radarin e komunitetit të zbulimit . Ai e përshkroi se ishte pyetur shumë herë nga agjentët daneze të zbulimit, duke përfshirë edhe në aeroportin e Kopenhagenit pas kthimit nga Siria për herë të parë.

    Tani për tani, unë nuk mund të shkoj në Siri , tha ai . Unë kam kërkuar për të ndihmuar me punë humanitare dhe të luftoi.
     Rekrutimet si Dane janë në rritje me intensitet. Shteti Islamik i Irakut dhe Levant, një nga dy grupe kryesore të el - Kaidës  që luftojnë  në Siri, kanë prodhuar një video ku shfaqet një batalion luftëtarësh britanikë të cilët flasin për muslimanë të tjerë britanikë ku përpiqen për t’i motivuar, frymëzuar dhe rekrutuar, tha Shiraz Maher, një studiues në Qendrën Ndërkombëtare me qendër në Londër për Studimin e Radikalizmit. Në Francë, autoritetet në javët e fundit thonë se kanë shkatërruar dy rrjete të ish-luftëtarëve të cilët janë kthyer nga Siria si të rekrutuar.
      Qeveritë s’kanë raportuar asnjë shembuj të ish-luftëtarëve nga Siria se është krijuar ndonjë vështirësi në kthimin e tyre. Por, Franca mbetet e shqetësuar nga rasti i Muhammed Merah, një i ri francez me prejardhje algjeriane, që është trajnuar në Pakistan, i cili u kthye në jug të Francës për të sulmuar një shkollë çifute dhe ka vrarë shtatë vetë në vitin 2012. Që atëherë, Qeveria franceze e ka nxjerrë jashtë ligjit trajnimin në kampet terroriste jashtë vendit.
      Shtetet e Bashkuara kanë dhënë alarmin për amerikanët e rinj që shkojnë në Siri. Por largësia dhe shpenzimet kanë mbajtur numrat e rekrutuarëve nga SHBA- shumë më të ulët: në rreth 20 qytetarë amerikanë, sipas ICSR.

     Për rebelët sirianë, të bëhën sa më joshëse prurjet me luftëtarë të rinj për luftë në Siri është bërë një çështje urgjente, sepse Assadi po fiton në luftën civile me ndihmën e Iranit dhe grupit militant shi’it, Hizbullah.
Dhe pavarësisht mungesës së përvojës në fushëbetejë, evropianët janë, gjithashtu, një mjet i fuqishëm propagande, për një forcë rebele që është duke u përpjekur për të treguar se ankesa e saj shkon më gjerë dhe më thellë se sa në Lindjen e Mesme. Evropianët kanë shtuar potencialin për të qenë në gjendje për të mbledhur para në vende shumë më të pasura se sa Iraku, Afganistani dhe Çeçenia, ku shumë prej rebelëve të huaja i kanë rrënjët e tyre.

      Shumë, nëse jo shumica, janë nga familjet e brezit të dytë të emigrantëve prej jashtë Evropës me prindërit që e përshkruajnë veten si laikë dhe të integruar plotësisht. Të tjerët - si Dane - janë konvertuar me pa lidhje të mëparshme me Islam.   
     Franca ka numëruar se janë në mes 300 deri në 400 luftëtarë kryengritës evropianë në Siri, Gjermania ka numëruar më shumë se 220,  Belgjika vë numrin e saj në 150 deri në 200, sipas Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizmit, duke përmendur shifrat e kohëve të fundit duket se janë dyfishuar me ato të mëparshme. Suedia është gati të dyfishojë numrin, nga 150 në 200, sipas Magnus Ranstorp , një specialist për terrorizmit në Kolexhin Kombëtar të Mbrojtjes së  Suedisë.

      Numri i rebelëve nga Britania ka qëndruar stabil, në më pak se 150, sipas vlerësimeve të fundit nga zyrtarë e Sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar. Kurse në Holandë, sipas zyrtarëve, po rritet me shpejtësi , nga 100-200, sipas shifrave të qeverisë dhe analistëve. Sipas vlerësimeve të Shërbimit të Inteligjencës së Danimarkës të paktën janë 80 luftëtarë atje, i njëjtë është numri nga Spanja, Austria dhe Italia. Kurse,  Norvegjia beson se rreth 40 qytetarë të saj janë larguar për në Siri në vitin e kaluar.

     ” Më shumë evropianë kanë shkuar për në Sirisë se sa që kanë shkuar në të gjitha zonat e tjera në konflikt vënë së bashku, duke e përfshirë Irakun dhe Afganistanin, tha Thomas Hegghammer, një analist norvegjez i Qendrës Kërkimore të Mbrojtjes së Norvegjisë”. Është e vështirë, nuk është e tepërt, rëndësia e kësaj për të ardhmen e radikalizmit islamik në Evropë. Ata janë të radikalizuar dhe formojnë  specialistë të brezit të rinj të militantëve.
     Ranstorp është dakord se: Në dy muajt e fundit  ka pasur një përshpejtim, rritje, në numrin e njerëzve që shkojnë në Siri .

      Evropianët e parë që shkuan për në Siri kanë qenë të prirur për të bërë një fluturim për në Turqi, dhe duke shpresuar për më së miri. Kjo është ajo që i ndodhi një të riu danez, 21 – vjeçar, i pari që shkoi në një kamp refugjatësh. Njerëzit që po kthehen në shtëpi ose për të kontaktuar miqtë dhe të njohurit me Skype, Facebook, me tekst mesazh, me YouTube  ose me fjalë goje për të inkurajuar ata që të na ndjekin. Ata ofrojnë marrëveshjet e udhëtimit, dhe thonë se jeta e një luftëtari në Siri është një rehati.

    Unë flas me etërit dhe nënat e të rinjve të cilët kanë lënë qytetin tim . Kjo është e organizuar më së miri. Bileta e aeroplanit është e paguar, tha Hans Bonte, kryetar i Bashkisë së Vilvoorde , një qytet i 41.000  Flemish – folësve të Belgjikës, që ka parë të paktën 22 të rinj që shkuan   për në Siri, duke përfshirë edhe grupin më të fundit në fillim të nëntorit . Bonte, i cili është shefi i sigurisë për qytetin e tij, si një ligjvënës federal , flet gjerë e gjatë në çdo familje dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të dy ata dhe të Shërbimeve Belge të Inteligjencës.
     Bonte tha se belgët të cilët janë më të rinjtë tani – më të rinj se të 20-at e dhe në fund , dhe vajzat adoleshente kanë filluar të paraqiten në mesin e listave të personave të zhdukur.

    Është një proces ku të tjerët janë duke u përpjekur për të bindur njerëzit për të shkuar atje. Ata tregojnë histori se kinse atje është si në pushim, argëtim, duke jetuar në një vilë me një pishinë.
    Një nënë nga Vilvoorde, djali i saj më i vjetër kishte shkuar tashmë  në Siri, tani dëshiron edhe djali tjetër 15 – vjeçar, për ta ndjekur vëllanë e tij, tha Bonte. Një natë në këtë vjeshtë, djali e shtyu nënën e tij mënjanë – e kërcënoi se do ta vriste nëse ajo e ndalon atë për të shkuar me u bashkuar në luftë në Siri - dhe u largua me një makinë që e priste.  Ajo s’ka dëgjuar asgjë për anjërin djalë që nga ajo ditë.
     Zëvendës Ministri i Jashtëm i Sirisë, Faisal Mekdad Assad tha se qeveria është duke diskutuar çështjen me zyrtarët perëndimorë dhe  ka bashkëpunim , edhe pse ai nuk ka emërojë ndonjë shtet.
Dhe autoritetet kanë hasur adoleshentë duke u përpjekur të hypin në aeroplanë, duke bartur shuma të mëdha parash për rebelët, tha Martin Bernsen, një zëdhënës për shërbimet e sigurimit të policisë . Sigurisht, që është e vështirë për të provuar se ku shkojnë paratë, tha Bernsen , kështu që ne jemi të shqetësuar se ato shkojnë në aktivitete të lidhura me terroristët.

      Hegghammer tha se Siria ka paralele shqetësuese me Afganistanin e viteve 1980, ku një i ri, Osama bin Laden ishte në mesin e mijëra muslimanëve për të zhvilluar luftë kundër forcave sovjetike. Numri i nisjeve për në Siri është aq e lartë  sa që, pothuajse, kurdo që kthehen,  ju do të ketë numër të konsiderueshëm të terroristëve, tha ai.

     Komentet e fundit nga Andrew Parker, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Britanike të Inteligjencës MI5, nënvizojnë këto shqetësime .
Një numër gjithnjë në rritje, sipas studimi tonë, ka raste, tani ka një lidhje me Sirinë, kryesisht në lidhje me individë nga Britania e Madhe të cilët kanë udhëtuar për të luftuar atje ose që aspirojnë për të bërë këtë , tha Parker në një fjalim të kohëve të fundit.
     Maher, i cili është në kontakt të rregullt me ​​një kontigjent  britanikësh në Siri, tha se fotot e gëzueshme të luftëtarëve që jetojnë në   në shtëpi të rehatshme, me të gjitha të mirat, dhe të gjitha armatimet që   ata mund të shpresojnë,  kjo do të jetë nxitje që numri i tyre do të vazhdojë të rritet.
Ata dërgojnë fotografi me ëmbëlsira prej karameleve. Ju mund t’i gjeni të gjitha këto gjëra atje. Kjo nuk është një jetë e privimit , tha Maher . Ju merrni këtë si jetë të rehatshme në Siri me opsion,  mundësinë për të vdekur s një dëshmor.
___

Hinnant raporton nga Parisi . Mark Lewis në Oslo, Norvegji , Paisley Dodds në Londër , dhe Bassem Mroue në Beirut, Liban, kontribuan.