Ushtria me fitore të reja kundër terroristëve takfiristë në gjithë Sirinë
Raportohet se Ushtria Siriane ka arritur fitore të reja në luftën e saj kundër të terroristëve të huaj tekfiristë në dy fusha strategjike në vendin e goditur nga kriza.
Sipas Agjensisë Arabe Siriane SANA, të hënën, më 11 nëntor 2013, trupat siriane kryen një operacion ushtarak kundër terroristëve takfiristë në lagjen kryesore të Barzeh-ut, e cila ndodhët në veri të kryeqytetit, Damask.
Ndërkohë, raportohet më tej tha se njësitë e Ushtrisë Siriane e çliruan shumicën e zonave rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Sirisë në qytetin veriperëndimor të Halepit.
Një burim ushtarak, duke folur në kushte anonimiteti, tha se objekti do të bëhet së shpejti funksional pas një mbylljeje njëvjeçare, për arsye të luftimeve të ashpra që janë zhvilluar aty.
E gjithë zona në juglindje të aeroportit është në duart e ushtrisë, tha burimi, duke shtuar se aeroporti është e mundur të rihapet sërish.