Shqipëri

Terror tritolesh në Shqipëri! A janë këto sulme terroriste?

Me ngjarjet e fundit që po ndodhin në Shqipëri, është sinjal i qartë i një ambjenti të frikshëm terrorist. Në vendin tonë janë vënë re shpërthime të fuqishme tritoli kudo. Disa prej yre kanë shkaktuar vec dëme material duke shërbyer si akte barbare kërrcënuese dhe paralajmëruese për subjekte apo për personalitete të caktuara të shtetit. Disa prej këyre shpërthimeve kanë njohur edhe viktima. Një rast i supernjohur me shpërthim tritoli me pasojë  vdekjen  ndodhi para disa vitesh në Vlorë ku si shënjestër ishte ish-Gjykatësi Skerdilajd Konomi. Vdekja e tij nuk u sqarua kurrë. Vrasja e Gjykatësit mbeti akt terrorist i pazgjidhur dhe vrarësit ende nuk janë zbuluar. Zakonisht këto raste shfrytëzohen për qëllime ekstremiste politike për të spastruar elemente kundërshtare dhe rivale në fuhsën e politikës, sidonmos në raste zgjedhjesh. Këto akte kriminale kryhen kryesisht në shtete ku drejtësia është e manovrueshme lehtësisht nga forcat politike dhe ku Rendi edhe Ligji nuk kanë fuqi të plotë. A mund ti quajmë ngjarjet me tritol si akte të dhunshme terroriste? A ëshë Shqipëria një vend i rrezikuar nga terrorizmi?

 

Sipas një raporti thuhet se Shqipëria nuk është e rrezikuar nga sulmet terroriste. Ky fakt bëhet publik në raportin e Institutit Australian për Ekonomi dhe Paqe për vitin 2014, i cili në hartën me 162 shtete e radhit vendin tonë në vendin e 107, duke qenë e fundit në Rajon më pak e rrezikuar.

Por duke iu referuar Rajonit, Kosovës i kanoset rreziku më i madh nga sulmet terroriste nga territoret e ish Jugosllavisë, duke u radhitur në vendin e 54. Shteti i Kosovës lë pas Bullgarinë në vendin e 60, Maqedoninë e cila radhitet në vendin e 75, Bosnjen e 86-a, Mali i Zi i 87-i, e më pas vjen Serbia në vendin e 89. Bashkë me Shqipërinë më pak e rrezikur shfaqet edhe Kroacia, e cila sikurse vendi jonë, nuk futet në 100 vendet më të rrezikuara.

 

 


Nëse e vërteta është sipas Raportit të  IAEP, atëhere si mund ë shpjegohen këto shpërthime të frikshme pa autor? Vetëm ditën e sotme u shënuan tri shpërthime me tritol, kryesisht me atë që quhet Bomba me Sahat, Explozive S4, Mina me Telekomand. Këto tri armë të for a zjarri janë element kryesore të shpërthimeve në Shqipëri, sidomos  ao me tritol të telekomanduar me cellular. Bomba me Sahat u përdor në shpërthimin e sotëm që ju bë Farmacisë së Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Saimir Tahiri. Tritolet e telekomanduar dhe Explozive S4 përdoren kryesisht për shpërthime makinash për shkak të rrezes së shkurtër të shpërthimit që ato kanë. Bomba me Sahat përdoret kryesisht për Subjekte apo banesa, sigurisht me telekomandim. Nëse Shteti Shqiptar nuk mund të arrijë të mbrojë vehten nga aktet terroriste me shpërthime tritolesh, atëhere si mund të mbrojë qytetarët apo popullin e saj në një akt të ngjashëm. Nëse këta përsona e paskan kaq të lehtë sa të hedhin në erë banesën e Ministrit të Brendshëm apo Kryepolicit të vendit, atëhere mund të mendohet sesa e lehtë mund të jetë për këta persona të rrezikojnë jetën e qytetarëve pa kurrëfarë vështirësie.

 

Nëse situata do të vazhdojë të ndjekë këtë ritëm kërrcënues me shpërthime tritolesh dhe explozivësh, atëhere mund të themi se ky vend mbart një mur të rrezikshëm terrorizmi të fshehur pas lëvozhgës së mburrjeve qeverisëse sikur, gjoja Shqipëria është vend i mbrojtur edhe i parrezikuar. Akte këto terroriste të cilat nuk i ndryshon aspak nga aktet e terroristëve të Lindjes së Mesme, dhe|ose e bën këtë vend me Sirinë shtete simotra në qëllimet ekstremiste të një terrorizmi të egër shprehur me shpërthime barbare qofshin ato kamikaze ose jo.