ISIL-i nuk ka asgjë të bëjë me Kur’anin
Pasi i kaloi dhjetë muaj si rob në të ashtuquajturin Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL), gazetari francez, Didier Francois tha se rrëmbyesit e tij ishin të angazhuar zakonisht në diskutime politike dhe madje nuk e kishin as Kur'anin.
Ata kurrë nuk diskutonin rreth teksteve fetare as nuk kishin diskutime fetare, por kishte vetëm diskutime politike, tha gazetari francez të martën, më 3 shkurt 2015, për CNN-in.
Ata nuk e kishin madje as Kur'anin, ata nuk dëshironin as të neve të na japin Kur’anin.”
Didier Francois është një nga robërit e pakët që u lirua nga ISIL-i në muajin prill të vitit të kaluar, përpara zgjerimit të grupit militant në Irak.
Edhe pse ai nuk ka dashur të shtjellojë se si ai është trajtuar nga ISIL-i, ai theksoi se sirianët lokal dhe irakianët shumica janë torturuar prej militantëve pushtues.
Ne i kemi pa disa prej tyre nëpër korridoret kur ne na dërgonin në banja, tha ai, dhe ne i shihnim disa njerëz të shtrirë në gjakun e tyre.
Mund të shiheshin zinxhirët për varje apo litarët për varje.”
Për gazetarin Didier Francois, humbja e lirisë ishte një makth i keq me të cilin ai u përball gjatë këtyre dhjetë muajve.
Sigurisht ne jemi rrahur, por jo për çdo ditë. Unë mendoj, se edhe kështu ishte mjaftë e vështirë, e mjaftueshme!
Është mjaft vështirë për të humbur lirinë tuaj. Është mjaft vështirë të jesh në duart e njerëzve kur ju dini se kanë vrarë me qindra dhe mijëra banorë lokal sirianë, irakianë, libianë, tunizianë dhe mund të vënë bomba në vendet tona.
“Nëse ata donin t’iu thyejnë juve , ata kanë mundësi. Askush prej nesh nuk do të ishte në gjendje të qëndronte pa u dorëzuar nëse ishim torturuar për çdo ditë.
Për fat të mirë, Didier Francois u liruan më 19 prill 2014 në kufirin e Turqisë ku ushtarët e gjeten atë me duar të lidhura dhe sy të mbyllur.
Ai u lirua vetëm pakëz kohë para se ISIL-i bëri spastrimin e tij tronditës nëpër Irak, duke pushtuar sasi të madhe të territorit në muajin qershor, 2014.
Burimi: Peninsula