Turqi

Turqia arreston qytetarin e parë turk në lidhje me ISIS-in

Autoritetet në Turqi arrestuan një burrë për të cilin dyshohet se ka  punuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik (IS), kurse mediat vendase kanë shkruar se ishte arrestimi i parë i një shtetasi turk i lidhur me grupin xhihadist.   

 

Njeriu, i identifikuar si Musa Goktas nga Ankaraja, ka kaluar ilegalisht në Siri në muajin tetor 2014 me dy bijtë e tij  binjak 15-vjeçar  për t'u bashkuar me ISIS-in,  sipas gazetës online Radikal të ditës së mërkurë.

  

Ai u arrestua rrugës duke u kthyer në Ankara në fund të muajit janar,  gjatë një kontrolli të policisë të një autobusi në provincën juglindore të Gaziantep, pranë kufirit me Sirinë.

     

Gazeta Radikal tha se Musa Goktas u kthyer në shtëpi për të shitur shtëpinë e tij, për të paguar borxhet e tij dhe për të marrë gruan e tij me veti në Siri.

   

Një urdhër arresti është lëshuar për të, pasi gruaja e tij i tha policisë se burri i saj mund të ketë rrëmbyer bijtë e saj për t’i detyruar ata që të bashkohen me ISIS-in, thuhet në raport.

   

Unë kam dëshiruar për të jetuar sipas besimit tim dhe kam kërkuar për t'u bashkuar me ISIS-in sepse kam patur simpati, për shkak të mënyrës si ata e praktikojnë fenë tonë, Musa Goktas citohet të ketë thënë në një seancë paraprake gjyqësore në Ankara, për të vendosur mbi paraburgimin e tij.  

  

I dyshuari 38-vjeçar thuhet se ka pranuar që i ka marrë  dy djemtë e tij në një zonë të Sirisë, e kontrolluar nga i ashtuquajturi Shtet Islamik, i cili i ka punësuar të tretë si kuzhinierë  me një rrogë mujore prej $ 90 dollarësh.

  

Ai u mbajt në paraburgim në pritje të gjykimit të tij.

    

Gazeta Radikal tha se ishte hera e parë që një qytetar turk ishte ndaluar në lidhje me Shtetin Islamik (IS).

   

Në një zhvillim të veçantë, ushtria turke në faqen e saj të internetit tha se katër anëtarë të dyshuar të ISIS-it janë  kapur në juglindje të vendit. Nuk kishte detaje të menjëhershme të mëtejshme.

   

Turqia ka kohë që është akuzuar se nuk ka bërë mjaft për të frenuar rrjedhën e xhihadistëve që kërkojnë të bashkohen me të ashtuquajturin  Shteti Islamik, i cili ka pushtuar sipërfaqe të mëdha të territorit në Siri dhe Irak.

   

Sipas Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevluit Kavusoglu, deri në 700 shtetas turq janë bashkuar me ISIS-in.

   

Një raport i policisë në muajin janar tha se kishte rreth 3.000  vetë që kishin lidhje me militantët e ISIS-it në Turqi dhe paralajmëruan për sulme të mundshme.

   

Ankaraja thotë se ka rritur sigurinë e kufirit dhe se vendet perëndimore gjithashtu kanë një përgjegjësi për të ndarë të informacionet e zbulimit në lidhje me xhihadistët që përdorin Turqinë si një hyrje për Siri

Burimi: Al Arabiya