İslamofobe

Myslimanët braktisin Dresdenin për shkak Pegidës

Demonstratat e Lëvizjes Evropianët patriot kundër Islamizimit të Perëndimit, gjegjësisht të quajtur Pegida, të cilët janë zhvilluar në Dresden, kryeqyteti i krahinës gjermane Saksoni, kanë shkaktuar frikë tek pakica myslimane atje, e cila ka ndikuar që individët e caktuar të shkojnë në qytetet tjera në kërkim të mesit më të sigurt. Përkundër sigurisë relative dhe ndjenjës së solidaritetit pas vizitë së ministres për integrim të pushtetit lokal Petre Kopping Qendrës Islame të Dresdenit, si dhe të kundërshtimit të qindra mijëra qytetarëve kundër demonstratave të Pegidës, myslimanët e Dresdenit, numri i të cilëve sillet në mes pesë dhe shtatë mijëve, nga të cilët dy mijë janë turq, edhe më tutje ndjejnë shqetësim për sigurinë e tyre. Kjo veçanërisht ka ardhur në shprehje kur tri qendrat islame në Dresden kanë paralajmëruar në sulme të shpeshta verbale si dhe diskriminimi i anëtarëve të tyre në vendet publike, posaçërisht femrave, si dhe myslimanët e këtij qyteti kanë mbet të shokuar pas deklaratë së kryeministrit të krahinës së Saksonisë Stanislav Tilich, i cili i takon Partisë Kristiano-demokratike, se “Islami nuk i takon krahinës së tij”.

 

Myslimanët të cilët me vite jetojnë në Dresden përbëjnë rreth 50% nga numri i gjithëmbarshëm i myslimanëve në këtë qytet, ndërsa 50% tjerë të mbetur mund të ndahen në dy kategori: studentët të cilët kanë ardhur në këtë qytet për shkak të studimeve dhe aty qëndrojnë vetëm përkohësisht si dhe refugjatët e ardhur. Sami Ibrahim, zëdhënësi i Qendrës për kulturë dhe dialog Marva al Sherbini, thotë se demonstratat e Pegidës në Dresden prapë e kanë kthyer ndjenjën e frikës dhe jo sigurisë  mes myslimanëve në këtë qytet. Ka theksuar se ata kanë konsideruar se gjer në atmosferën armiqësore më kurrë nuk do të vijë, pasi që marrëdhëniet me rrethin kanë arritur fazën pozitive, pas periudhës e cila ka pasuar pas vrasjes së farmaceutes egjiptase Marve al Sherbini, të cilin e ka kryer radikali ultra djathtistë në gjyqin e Dresdenit në fillim të korrikut të vitit 2009. Sami Ibrahim konsideron se ”demonstratat e Pegidës ndotin ambientin, pas së cilës po paraqiten rastet e sulmeve në refugjatët dhe vrazhdësi në jetën e  përditshme ndaj myslimanëve. Në shkolla kolegët ofendojnë myslimanët, duke i quajtur terrorist dhe me terme tjera ofenduese, për shkak të cilëve myslimanët po frikësohen natën gjatë shëtitjeve nëpër rrugët e këtij qyteti. Qendra Marva al Sherbini ka mbyll dyert e saj gjatë ditëve të mbajtjes së protestave të Pegidës për të parandaluar përzierjen me ithtarët e tyre.

 

 

Përmendet se kjo klimë” ka detyruar një numër të caktuar të myslimanëve nga Dresdeni të mendojnë për shkuarjen në qytetet tjera të Gjermanisë në kërkim për siguri, gjersa disa prej tyre me të vërtet e kanë braktisur qytetin.

 

Për braktisje më së shumti mendojnë doktorët, pastaj hulumtuesit të cilët punojnë në qendrat shkencore në qytet, për ndryshe i njohur për atë se tërheq numër të madh të njerëzve të arsimuar dhe veprimtarëve akademik nga shtetet e ndryshme të botës. Sipas Ibrahimit demonstratat e Pegidës kanë shkaktuar dëm të madh reputacionit të Dresdenit në mes vet gjermanëve, por edhe jashtë endit, veçanërisht për shkak se ithtarët e kësaj lëvizjeje kanë deklaruar se nuk ja vejnë veshin për paralajmërimin e ministrit gjerman të punëve të jashtme Frank Walter Steinmeir se protestat e tyre kanë ndikim negative në reputacionin e shtetit gjerman jashtë vendit. 

Për implikimet e cekura në natyrën e punës së tri qendrave islamike në Dresden, Ibrahimi thotë se ata do të përpiqen që gjatë periudhës së ardhshme të intensifikojnë komunikimin e tyre me mjedisin, dhe do të vazhdojnë me projektet e tyre sikurse më pare(mbajtjen e kurseve të gjuhës gjermane për refugjatët dhe organizimi i përmbajtjeve të cilët ndihmojnë integrimin e tyre), si dhe thirrjes së ministres për integrime në krahinën e Saksonisë të merr pjesë në takimin me pjesëtarët e pakicës myslimane.

Ka theksuar se demonstratat e Pegidës kanë tërhequr vëmendjen mediale globale në situatën e myslimanëve në Dresden dhe Saksoni, që më së miri paraqet informacioni se 45 kanale televizive gjermane dhe botërore, si atyre kineze, japoneze, zvicerane australiane kanë vizituar Qendrën Marve al Sherbini që të informohen se çfarë pasoja kanë lënë mbi myslimanët demonstratat e Pegidës të cilët në mënyrë armiqësore janë të fokusuar kundër islamit dhe të huajve në Gjermani.

Burimi: Al Jazeera