“Dominimi ushtarak mbi Rusinë është i pamundshëm”
Rusia ka për qëllim të mbajë epërsinë e vet ushtarake, si prioritet vendos përsëri armatimin e forcave nukleare dhe furnizimin dhe ndërrimin 100% të harduerit ushtarak gjer në vitin 2020. Nga viti 2015 Rusia do të fillojë me testimin e pasuesit të projektilit të rëndë nuklear”Satan”. Detyra e vendosur nga ana e kryetarit Putin, për parandalimin e epërsisë ushtarake mbi Rusinë patjetër do të përmbushet”, ka thënë ministri rus i mbrojtjes Sergej Shoigu. Kryetari rus Vladimir Putini me 4 dhjetor në ekspozenë e tij para Kuvendit Federal i ka vendosur prioritetet për politikën shtetërore ushtarake. Në komentet e veta, ministri i mbrojtjes ka përsëritë qëndrimet e kryetarit Putinit për përjashtimin e mundësive që Rusia të futet në garë për armatim, e cila i ka kushtuar ish Bashkimit Sovjetik me humbjen e fuqisë ekonomike në përfundim të Luftës së Ftohtë. Por, Rusia duhet të garantojë aftësinë e saj mbrojtëse në epokën moderne. Resetimi i projektilëve nuklear strategjike është vendosur si prioriteti absolut ushtarak. Këtë vit ushtria ruse synon të vendos në funksion 50 koka nukleare strategjike, ka deklaruar komandanti gjeneral i forcave të armatosura ruse, gjenerali Valeri Gerasimov.
Është njoftuar se në vitin 2015 do të fillojë testimi inicial i raketës së rëndë balistike njëqind tonësh të quajtur Sarmat. Ajo shihet si pasuese e raketës së tanishme interkontinentale balistike SS 18 Satan, Sarmati do të ketë aftësinë e transmetimit të ngarkesës shtesë prej 10 tonësh dhe mundësin e fluturimit mbi të dyja polet e botës. Dorëzimi i raketës së re forcave mbrojtëse ruse është parapa për vitin 2020. Në mes prioriteteve tjera është shpallur edhe domosdoshmëria e mbindërtimit ushtarak kualitativ. Gerasimov posaçërisht ka nënvizuar se Rusia duhet të veprojë që të mos mbetet prapa aleancës së NATO-së dhe SHBA-ve të cilët aktivisht punojnë në zhvillimin e armatimit të ri preciz për shkaktimin e dëmeve direkte gjatë gjithë territoreve të tyre armiqësore.”Moska planifikon të zhvillojë armë për neutralizimin e mbrojtësit antiraketore amerikan”, ka thënë Gerasimovi.” Në këtë aspekt, është shpejtuar zhvillimi i modeleve të reja të armëve afatgjatë të implementimeve të ndryshme, duke përfshirë edhe aftësinë për sulmin e shpejtë global”, ka thënë gjenerali Gerasimov. Ministria e mbrojtjes ka vendos të mbikëqyr përfundimin e programit pa kompromis të armatimit shtetëror me qëllim të përtëritjes dhe modernizimit të gjithëmbarshëm të harduerit ushtarak gjer në vitin 2020. Që nga viti 2011 qeveria ruse ka planifikuar shpenzimin e 20 biliardëve rubla për programin e riarmatimit të ushtrisë nacionale gjer në vitin 2020.
Për këtë vit Ministria e mbrojtjes e Rusisë synon të fus degën e re të ushtrisë ruse, forcat mbrojtëse ajrore kozmike. Gatishmëria e forcave luftarake ajrore së shpejti do të arrijë 80% të kapaciteteve të cilët do të jen të gatshëm për veprim në çdo moment kohor.
Burimi: advance.hr