Kulturë

Libri i Ajetullah Ma'refat-it u përkthye në anglisht

Një version i shkurtuar i librit Al-Tamhid fi Ulum al-Kur'an  (Hyrje në Shkencat Kur'anore) është përkthyer në anglisht.

  

Libri i shkruar nga i ndjeri Ajetullah Ma'refat është në gjuhën arabe dhe përfshin diskutime mbi shkencat Kur'anore.

   

Djali i Ajetullah Ma'refat-it, Huxhet ul-Islam Hamid Ma'refat tha për Agjencinë IQNA se nga kjo vepër mund të përfitojnë qendrat shkencore në botën muslimane dhe gjetkë.

   

Ai vuri në dukje se Ajetullah Ma'refat ka diskutuar shkencat Kur'anore në këtë libër me argumente, pa paragjykimeve fetare.

   

Librin e përkthyer mund ta gjeni tek Shtëpia Botuese Tamhid si dhe tek SAMT Publications.

   

Ajetullah Muhammed Hadi Marefat ishte një dijetar i madh i cili ka bërë përpjekje të mëdha për të zhvilluar shkencat Kur'anore në seminare.