Marrëdhëniet mes Arabisë Saudite – Iranit mbeten të pandryshuara
Nën mbretin e ri saudit, marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Iranit priten të mbeten të pandryshuara ndërsa rivaliteti i tyre në rajonin e Lindjes së Mesme vazhdon, thonë ekspertët.
Sipas ekspertëve, marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Iranit ka të ngjarë të mbeten të pandryshuara nën lidershipin e ri saudit.
Në këtë fazë, nuk është e mundur që marrëdhëniet mes dy vendeve do të bëhen më të mira, tha Ahmad Purnejati, një ish-anëtar i parlamentit të Iranit, për Agjencinë Anadolu.
Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud, 79 vjeçar, trashëgoi fronin mbretëror pas vdekjes të vëllait të tij, Mbretit Abdullah bin Abdulaziz Al Saud të premten, pas mbretërimit të vendit për pothuajse dy dekada.
Kryetari i Iranit, Hassan Rouhani, shprehu ngushëllimet e tij për familjen mbretërore të Mbretit Abdullah dhe popullin e Arabisë Saudite më 23 janar dhe e përgëzoi Mbretin Selman në trashëgimin e tij.
Pavarësisht nga marrëdhëniet e zbehta të dy rivalëve të rajonit, Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif, gjithashtu, bëri një vizitë në Arabinë Saudite më 24 janar 2015, për të ofruar ngushëllimet e tij për vdekjen e mbretit.
Pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, Irani akuzoi Arabinë Saudite për qëndrime pro-perëndimore, me lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa sauditët ishin të shqetësuar me Iranin për shkak të përhapjes së ideve të tij revolucionare dhe ndikimin e tij në të gjithë rajonin e Gjirit Persik.
Ndërsa Arabia Saudite është sunnite dhe Irani shi’itë, që të dy aspirojnë për të udhëhequr Botën Islame, Arabia Saudite, gjithashtu percepton ndihmë financiare të Iranit për Sirinë dhe programin e tij bërthamor kërkimor si kërcënim për rajonin.
Kur është fjala për politikën rajonale, Mbreti Selman është më radikal se ish-Mbreti Abdullah, tha Purnejati, duke theksuar se marrëdhëniet e dy vendeve në kuadër të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, është i rëndësishëm.
Nëse të dy vendet bashkëpunojnë në parandalimin e rënies së çmimeve të naftës dhe në sjelljen e një ekuilibri në treg, kjo mund të krijojë një afrim mes dy shteteve, shtoi ai.
Ndërsa dy vendet janë anëtare të OPEC-ut, Arabia Saudite pranoi të bëjë shkurtime të prodhimit të naftës, ndërsa Irani ka avokuar për të kufizuar prodhimin e naftës përball rënies së çmimeve të naftës që nga muaji qershor.
Karteli i naftës vendosi të mos e shkurtoi prodhimin në mbledhjen e tij vjetore më 27 nëntor 2014.
Ministri i Naftës i Arabisë Saudite, Ali al-Naimi ka deklaruar më 21 dhjetor 2014 se mbretëria do të vazhdojë për të prodhuar naftë edhe nëse çmimet bien në 20 dollarë ( $ ) për fuçi.
Zyrtarët iranianë kanë shprehur shqetësimet e tyre shumë herë se refuzimi i OPEC-ut për të pakësuar prodhimin është një strategji politike për të mënjanuar në qoshe Iranin në çështjet e Lindjes së Mesme.
Më 13 janar 2015 Hassan Rouhani pohoi se çmimet e ulëta të naftës janë një komplot, duke shtuar se në qoftë se Irani vuan nga rënia e çmimeve, Arabia Saudite do të vuajë më shumë, sepse buxheti i saj është shumë i varur nga eksportet e naftës.
Ministri i Naftës i Iranit Bixhan Zangeneh deklaroi më 19 janar 2015 se vendi është në bisedime me anëtarët e qeverive të tjera të OPEC-ut, por karteli i naftës 12-anëtarësh ende nuk ka vendosur për mbajtjen e një takim urgjent.
Ali Tajebnia, ministër i çështjeve ekonomike dhe financave të Iranit, theksoi më 20 janar 2015 se qeveria nuk do të ketë ndonjë problem në drejtimin e buxhetit edhe nëse çmimet e naftës bien në 25 dollarë ($) për fuçi.
Marrëdhëniet mes dy vendeve nuk do të ndryshojnë në qoftë se Irani nuk do të transformojë politikat e saj të jashtme, tha Mihirdad Firehmend, gazetar i mirënjohur dhe autor për çështjet e Lindjes së Mesme.
Megjithatë, Irani është më i gatshëm për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, shtoi ai, duke theksuar se rivaliteti midis dy kombeve është më i thellë se sa duket.
Burimi: World Bulletin