Arsyet politike prapa përdhosjeve të shenjta Islame
Rabini hebre iranian, Hamami Lalehzar tha se motivet politike ishin prapa përdhosjeve të shenjta Islame.
Duke folur për Agjencinë IQNA, Hamami Lalehzar nënvizoi se fyerja e gjërave të shenjta nuk është e pranueshme në asnjë besim, duke shtuar se religjionet monoteiste kanë nxjerrë në pah nevojën për respektimin e të tjerëve.
Duke iu referuar publikimit të fundit të një karikaturë blasfemuese në një revistë franceze, ai tha se masa kishte arsye politike dhe ata pas saj kërkuan t’i shfrytëzojnë ngjarjet që do të ndjekin veprimin sakrilegj.
Më 14 janar 2015, revista javore satirike Charlie Hebdo, zyret e të cilës u sulmuan në Paris nga dy persona të armatosur më 7 janar 2015, edhe një herë e botoi një karikaturë të Profetit Muhammed (a.s.) në kopertinën e edicionit të ri të saj, pavarësisht paralajmërimeve se ky veprim është provokues.
Ky veprim është përdhosje fetare dhe është dënuar nga muslimanët në të gjithë botën.
Rabbi Hamami Lalehzar tha se pasuesit e vërtetë të besimeve monoteiste duhet të mbeten vigjilent dhe të respektojnë besimet e njëri-tjetrit dhe të mbeten të bashkuar.
Ai, gjithashtu, vuri në dukje se komuniteti hebre i Iranit ka protestuar kundër veprimeve blasfemuese të revistës franceze.
Burimi: IQNA News