Kulturë

Zhvillimet Kur'anore në Irak dhe Botën Muslimane u diskutuan në Qerbela

Zhvillimet e fundit Kur'anore dhe arritjet në Irak dhe Botën Muslamane, si dhe metodat e rritjes së bashkëpunimit dhe ndërveprimit midis Instituteve Kur'anore u diskutuan në një takim në qytetin e shenjtë të Qerbelasë.

   

Sipas faqen së internetit të Astan-it (Kujdestaria) të Xhamisë së Shenjtë të Imam Husseinit (a.s.) Dar-ul-Kur’an Al-Karim, Qendra e Astan ishte mikëpritëse e takimit më 25 janar 2015.

  

Takimi u ndoq nga Shejh Abdul Xhelil Al-Makrani, kreu i  Qendrës Kur’anore “Hazreti Rukijja” në qytetin e shenjtë të Kumit, Shejh Abdullah Al-Dakkak,  rektor i Universitetit Islamik El-Imam El-Hadi,”  Shejh Hassan Al-Mansouri, kreu i-Qendrës Dar ul-Kur’an,  Sejjid Murteza Xhemaludin, përfaqësues i qendrës, Haxh Ali Ubud Al-Taji, në krye të Seksionit Kur’anor të Arsimit të Dar-ul-Kur'anit dhe një numër i anëtarëve të qendrës. 

  

Shejh Abdul Xhelil Al-Makrani dhe Shejh Hassan Al-Dakkak, gjithashtu, vizituan Qendrën Dar-ul-Kur'an el-Karim dhe mësuan për arritjet e fundit dhe aktivitetet e Qendrës Kur'anore. 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: IQNA News