Të rinjt indian muslimanë shpërndajnë Kur’anin për të promovuar Islamin e vërtetë
Të shqetësuar në lidhje me 'rritjen' e prirjes globale të 'radikalizimit në internet ku ajete të zgjedhura nga Kur’ani janë përdorur për të arsyetuar dhunën , një grup prej 20 të rinjve muslimanë në Indi kanë nisur një përpjekje për të promovuar ideologjinë e vërtetë dhe paqësore të Islamit në mesin e rinisë muslimane.
Terrorizmi është duke lëshuar rrënjë nëpër botë për shkak të frikës dhe keqinterpretimit të fesë Islame. Unë i ndaj ajetet e Kur’anit me djem të rinj muslimanë për të larguar dyshime e tyre, thotë Mehbub Honnutagi i cili është pjesë e grupit që ndërvepron me rininë muslimane.
Mehbub Honnatugi, i cili ka një shitore Xerox në Kalyan, gjithashtu, përpiqet të shfrytëzoi popullaritetin që kanë personalitetet e Bollywood-it në shoqëri dhe cakton kohen e takimit me ta për t'i bërë ata të kuptojnë kuptimin e vërtetë të fesë Islame. Mehbub Honnatugi pretendon se ai i afrohet personaliteteve të Bollywood-it, sepse ata kanë “ndikim më të madh” tek të rinjtë.
Një tjetër vullnetar, Sejid Anvar, një inxhinier me një kompani qelqi, përdor Facebook-un dhe disa rrjete të tjera sociale për të postuar video dhe literaturë për paqen. Qasja jonë për t’u afruar tek njerëzit është përmes letërsisë. Unë ju dhuroi atyre ajete nga Kur'ani që kanë të bëjnë me nocionin e paqes, tha ai.
Grupi i përdor faqet e mediave sociale të tilla si WhatsApp dhe
Facebook për të përhapur mesazhin e tyre, përveç që vizitojnë kolegje dhe ngjarjet kulturore. Grupi përfshin veprimtarë profesionistë si dhe studentë. Pas lajmit se katër të rinjë të Kalyan-it u ishin bashkuar të ashtuquajturit Shtet Islamik të Irakut dhe Levant (ISIL) në muajin maj të vitit të kaluar, pasi thuhet se ata ishin ndikuar përmes internetit, vullnetarët e ndien se e vetmja mënyrë për të “vrarë” ideologjinë e tyre të gabuar është duke e zëvendësuar atë me një tjetër ideologji, atë të paqes dhe jo dhunës.
Ndërsa ata kanë vizituar njerëzit e të gjitha grupmoshave në vitët e fundit, radikalizimi tronditës i ka detyruar ata që të kthejnë vëmendjen e tyre ndaj djemve të rinj muslimanë, tha Honnutagi.
Ne qëndrojmë në stacione për të biseduar me njerëzit, pavarësisht nga feja e tyre, ose ne shkojmë në panaire ose në ngjarje të ndryshme për të tërhequr vëmendjen e tyre. Të rinjtë kanë shumë paqartësi, dyshime dhe kanë nevojë për t’i pastruar ato, tha Dr. Xhunejd Shejh , i cili vepron si vullnetar në kohën e lirë.
Burimi: Indian Express