Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Veprimtarët anglez përshëndesin mesazhin e Ajetullah Hameneit për rininë e Evropës dhe të Amerikës së Veriut

Dy veprimtarë britanikë kanë vlerësuar mesazhin dërguar kohët e fundit nga Udhëheqësi Suprem i Iranit për të rinjtë evropian dhe amerikan duke i bërë thirrje atyre që të zhvillojnë një kuptim më të mirë të Islamit rreth ngjarjeve të fundit në Francë dhe vende të tjera në botë. 

   

Në mesazhin e dërguar më 21 janar 2015, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei u bëri thirrje të rinjve evropianë dhe amerikanë të mos humbasin mundësinë për të fituar kuptimin e duhur, të saktë dhe të paanshëm të Islamit, tani që shumë po përpiqen të paraqesin Islamin si një armik tmerrshëm. 

    

Duke komentuar mbi mesazhin e liderit, Drejtor i Institutit Britanik i Strategjisë Islame dhe i Çështjeve Shoqërore-Politike, Usama Butt tha se mesazhi ishte një veprim në kohë i cili bëri jehonë tek shumica e  muslimanëve rreth e rrotull globit.

   

Duke iu referuar Ajetullah Hamenei-t si një Udhëheqës i një numri të madh të muslimanëve në mbarë botën, ai tha Udhëheqësi iranian ka elaboruar pikëpamje të kujdesshme në mesazhin e tij.

   

Nëse Perëndimi i pëlqen apo jo, Usama Butt theksoi, Islami luan një rol të madh në botën e sotme.

   

Ndërkohë, Saber Rezvan, një profesor universiteti dhe një studiues i Islamit, gjithashtu, e përshkroi mesazhin Ajetullah Hamenei-t si një vepër të mirë-në kohën e duhur. 

   

Fuqia dhe ndikimi i Iranit po rriten dhe kjo luan një rol të pamohueshëm në zhvillimet rajonale, tha akademiku.

   

Ai shtoi se Irani me shpejtësi është duke ndryshuar statusin e tij në arenën politike dhe gëzon ndikim të madh në Irak dhe komunitetin musliman shi’it.

   

Duke iu referuar pranisë të muslimanëve të përhapur në të gjithë Evropën,  Saber Rezvan tha se Evropa mund të përfitojë shumë nga Islami dhe muslimanët kanë potenciale të mëdha për t’u ofruar  evropianëve.

Burimi: IRNA