Futbollisti gjerman përqafon Islamin
Futbollist i ri i Gjermanisë, Danny Blum, ka njoftuar se e ka pranuar fenë Islame, duke e përshkruar atë si një fe e shpresës dhe e fuqisë.
Islami më jep shpresë dhe fuqi, forcë. Lutja e zbutë shpirtin tim, tha Blum gazetën Bild, ditën e hënë, më 26 janar 2015.
Unë kam qenë nevrik, i çrregullt dhe nuk e kisha njohuri se kujt i përkas, shtoi ai.
Danny Blum erdhi në klubin futbollistik 1. FC Nürnberg në Bavari në korrikun e kaluar. Ekipi luan në Divizionin e Dytë të futbollit profesional në Gjermani, në Bundesligë.
Menjëherë pasi filloi të luaj me ekipin, ai e lëndoi gjurin e tij dhe u detyrua përfundimisht që të marrë gjashtë muaj pushim mjekësor.
Disa javë më parë, ai e mori vendimin për të pranuar Islamin, duke e përqafuar fenë Islame, fenë me rritjen, përhapjen më të shpejtë në botë.
Të jetosh në prehër të luksit. Pa pikë përgjegjësie për ndonjë gjë. Dhe çfarë në të vërtetë vjen pas daljes në pension? Këto pyetje i erdhën Blum-it ndërsa ai ishte ulur në shtëpi.
Duke folur me miqtë e tij rreth fesë, ai u ndal tek Islami.
Unë kam vizituar një xhami dhe mua menjëherë m’u ngjall zemra. Ndjeva se diçka në mua u zgjua dhe dëshironte të dinte më shumë, tha Blum Bild.
Që atëherë, ai falet pesë herë në ditë dhe ushqehet hallall. Lojtari 24 vjeçar, kur i informoi prindërit në lidhje me vendimin e tij, tha se ata në fillim ishin trembur.
Ata janë të krishterë të devotshëm. Por shpejt ata thanë se unë duhet të shkoi në atë rrugë, nëse unë besoj se është e drejtë, tha ai.
Islami është një fe paqësore. Besimi im thotë: kurrë mos e detyroni askënd që të bëjë atë që ai nuk dëshiron. Nëse ju mendoni, ajo ka për të ardhur vullnetarisht nga zemër!
Gjermania besohet të jetë shtëpia për gati katër milionë muslimanë, duke përfshirë 220.000 muslimanë vetëm në Berlin. Turqit përbëjnë rreth dy të tretat e pakicës muslimane.
Burimi: On İslam