Siria

Ministrat e jashtëm iranian e turk bëjnë thirrje për armëpushim në Siri

Muhammed Xhevad, Të gjitha përpjekjet duhet të drejtohen në përfundimin e konfliktit dhe [ të vendoset ] një armëpushim në Siri para Konferencës së Gjenevës II

Ahmet Davutoglu me Muhammed Xhevad Zarif
Ahmet Davutoglu me Muhammed Xhevad Zarif

Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Turqisë kanë bërë thirrje për një armëpushim në Siri para konferencës së ardhshme të paqes në Gjenevë , e cila është projektuar për të ndalur luftën vdekjepruese në këtë shtet arab.
    Të gjitha përpjekjet duhet të drejtohen në përfundimin e konfliktit dhe [ të vendoset  ] një armëpushim në Siri para Konferencës së Gjenevës II , tha Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif, në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij turk Ahmet Davutoglu në Teheran, të mërkurën, më 27 nëntor 2013.         Konferenca e shumëpritur Gjeneva II, e cila ishte propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia në muajin maj 2013, është planifikuar të mbahet më 22 janar, 2014.
     Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif  tha se Teherani dhe Ankaraja kanë rënë dakord se nuk ka zgjidhje ushtarake të krizës Siriane , dhe se të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë për të zgjidhur politikisht trazirat në vend të luftës.
    Sipas Zarifit, të dy ministrat mbajtën, gjithashtu, bisedime rreth mënyrave për të rritur shpërndarjen e ndihmave humanitare për popullin sirian.
     Davutoglu, nga ana e tij, shprehu mbështetjen e Ankarasë për përpjekjet që kanë për qëllim arritjen e një armëpushimi në Siri.    

   ”Ne nuk duhet të presim gjatë  këtyre dy muajve ( dhe le më) populli sirian i cili po vuan një situatë shumë të keqe. Edhe para Konferencës Gjeneva II, tereni duhet të jenë i përgatitur për të arritur një armëpushim i cili do të çojë në sukses në Gjeneva II ,tha ministri turk.
     Të dy palët, gjithashtu, deklaruan se militantët e përkrahur nga të huajt të duhet të largohen nga Siria, ndërsa refugjatët duhet të lejohen të kthehen në shtëpi.
      Davutoglu tha, gjithashtu, se ndërhyrja e huaj në Siri nuk është konstruktive, duke shtuar se Irani duhet të marrë pjesë në takimin e ardhshëm Gjeneva II, e cila do të jetë vazhdim i asaj që është mbajtur më parë, në muajin qershor, 2012.
     Siria ka qenë e kapluar nga trazirat vdekjepruese që nga muaji mars  i vitit 2011. Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur për shkak të dhunës .

Burimi: Press TV