Turqi

Davutogllu: Netanjahu është udhëheqës i qeverisë e cila vret fëmijë

Atë që Benjamin Netanjahu ishte në marshin e solidaritetit në Paris nuk do të thotë që ndan vizionet e njëjta me njerëzimin, ka thënë Ahmet Davutoglluja.
 
Kryeminstri i Turqisë Ahmet Davutogllu ka reaguar në deklaratën e ministrit të jashtëm izraelit Avigdor Libermanit i cili kryetarin e Turqisë Rexhep Tajjib Erdoganin e ka quajtur abuzues antisemit. Kryeministri turk Ahmet Davutogllu kolegun e vet izraelit Benjamin Netanjahun e ka barazuar me sulmuesit e javës së kaluar të Al Kaidës në Paris të Francës. “Netanjahu, si udhëheqës i qeverisë e cila i vret fëmijët në plazh duke luajtur, ka bombarduar Gazën me ç’rast ka shkatërruar me mijëra shtëpi, shfrytëzon çdo situatë që të vret palestinezët dhe kjo paraqet për atë gjë normale. Pastaj sulmon anijet të cilët dërgonin ndihmë humanitare të cilët lundronin në ujërat ndërkombëtare dhe masakroi qytetarët tanë, ai ka kryer krime kundër njerëzimit, njëjtë sikurse terroristët të cilët kryen masakër në Paris”, ka deklaruar Davutoglluja.
 
Ministri i punëve të jashtme të Izraelit kryetarin e Turqisë në mbledhjen e ambasadorëve izraelit e ka quajtur” abuzues antisemit” dhe ka thënë se Evropa po sillet në mënyrë frikacake pasi që nuk e ka dënuar. Dënimi i ashpër ka ardhur edhe nga Netanjahu: ” Akoma nuk kam dëgjuar asnjë lider botëror i cili ka dënuar deklarimin e Erdoganit, asnjërin. Ka thënë se Izraeli nuk ka pas dashtë të prezantohet në marshin e Parisit, e arsyeja e tij e pjesëmarrjes ishte se kemi mbrojt qytetarë tanë nga mijëra raketa të cilët në qytetet tona i kanë shkrepur terroristët e Hamasit. Besoj që deklaratat e t’ia fyese do t’i dënojë bashkësia ndërkombëtare, pasi që lufta kundër terrorizmit do të ketë sukses vetëm atëherë kur ka udhëheqje të qartë morale” ka thënë Netanjahu. Në Paris, në marshin e solidaritetit Netanjahu ka ardhur i paftuar, në sinagogë çifutët e tubuar në Paris i ka ftuar të emigrojnë në Izrael në rast se në Francë nuk ndihen të sigurt. Të tubuarit i janë përgjigjur me këndimin e himnit francez.
     
“Atë që ai ishte atje, nuk do të thotë se ndan vizionet e njëjta me njerëzimin. Nuk do të lodhem fare me përgjigjen e Netanjahut, por në rast se ai akuzon kryetarin e Turqisë për antisemitizëm, do të duhej të bisedojë me bashkësinë çifute në Turqi të cilët atje janë të mirëseardhur gjithherë gjatë historisë”, ka cek Davutoglluja. Davutoglluja ka dënuar sulmin në Charlie Hebdo, e njëkohësisht ka kritikuar gazetën turke Cumhuriyet për shkak të botimit të numrit të ri të revistës satirike, e cila e përshkruan profetin Muhamed. Kundër Cumhuriyetit është ngritur hetimi, ndërsa gjykata turke ka ndal portaleve në internet emetimin e faqes së pare të revistës satirike Charlie Hebdo.

Burimi: Al Jazeera