Gjermanët anti-islamistë akuzohen për 'shfrytëzimin' e sulmit në Paris
Lëvizja në rritje anti-islamike e Gjermanisë është e vendosur të mbajë një protestë të re të hënën, këtë herë duke dënuar sulmet xhihadiste në Francë, si një përpjekje për të shfrytëzuar gjakderdhjen.
Udhëheqësit e të ashtuquajturës Evropianëve Patriotë Kundër Islamizimit të Perëndimi (PEGIDA) kanë kërkuar nga pjesëmarrësit të veshen me të zeza dhe të mbajnë një minutë heshtje për viktimat e terrorizmit në Paris.
E quajtur eufumestike shëtitjet në mbrëmje nga grupi, marshimi i së hënës në qytetin lindor të Dresden pritet të nxitë një valë të frikës.
Megjithat, protestat kundër PEDIGA- s po rriten , të shtunën në Dresden u tubuan 35.000 njerëz kundër grupit anti-Islam.
Demonstrimi i fundit PEGIDA-s vjen pas një zjarrë-vënie të dielen në mëngjes kundër një tabloidi në qytetin verior të Hamburgut që kishte ribotuar karikaturat e profetit Muhammed nga revista franceze satirike Charlie Hebdo.
Ajo ndodhi në zyrat e revistës satirike të Parisit, Charlie Hebdo, kur dy persona të armatosur nisën terrorin në Francë, duke vrarë 12 persona. Policia gjermane është duke hetuar nëse ka pasur një lidhje midis demonstrimit në mbështetje të së përjavshmes franceze dhe sulmit me zjarrvënie.
Me tensionet që po rriten, udhëheqësit politikë kërkojnë nga PEGIDA për të ndaluar protestat, duke thënë se PEDIGA nuk ka të drejtë që të nxit urrejtje kundër muslimanëve në emër të solidaritetit me viktimat e terrorit.
Nëse organizatorët kanë pakëz mirësjelljes ata thjesht do të anulojnë këto demonstrata, tha Ministri i Drejtësisë, Heiko Maas, për gazetën e përditshme më të shitur Bild.
PEDIGA me këto protesta është duke u përpjekur për t’i shfrytëzuar krimet e urryera në Paris, tha Ministri i Drejtësisë, Heiko Maas, i cili është nga Partia Social Demokrate, partnere në qeverinë e koalicionit të kancelares Angela Merkel.
Kreu i partisë motër Bavareze të Merkel-it, Horst Seehofer, ka ripërsëritur thirrje për televizionin publik ARD.
Në një kohë , kur tërë bota është në zi dhe në shok mbi ngjarjet në Paris, liderët e PEGIDA-s duhet të paktën për momentin të anulojnë mitingjet e tyre, tha Horst Seehofer.
Ndjenjat Anti-muslimane
Demonstratat, ndonëse të kufizuara kryesisht në Dresden, në ish-Gjermaninë Lindore komuniste, kanë tronditur reputacionin e fituar me vështirësi të vendit të ribashkuar për hapje dhe tolerancë.
Angela Merkel, e cila e përdori fjalimin e Vitit të Ri si thirrje gjermanëve të mos marrin pjesë në mitingje të PEGIDA-s dhe ajo të dielën mori pjesë në një marshim të madh të solidariteti në Paris, kurse të hënën do të takohet me Kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu në Berlin.
Davutoglu, sipas raporteve të shtypit turk, pritet t'i kërkojë Merkel-it që të folë për ndjenjat në rritje anti-muslimane në Gjermani me veprime konkrete, sipas raporteve të shtypit turk.
Gjermania, shteti më i populluar i Evropës me rreth 80 milionë banorë, është atdheu i rreth katër milionë muslimanëve, tri të katërtat me prejardhje turke.
Në një sondazh i kryer disa javë më parë dhe i publikuar të enjten, 57 për qind e gjermanëve jo-myslimane thanë se ndiheshin të kërcënuar nga Islami, katër pikë më shumë se në vitin 2012.
Dhe 61 për qind thanë se Islami nuk ka vend në Perëndim, sipas studimit të publikuar nga Fondacioni Bertelsmann think-tank.
Islamistët, për të cilët PEGIDA ka paralajmëruar për 12 javë, i treguan Francës se ata nuk janë të aftë për demokraci, por më tepër përdorin dhunën dhe vdekjen si një përgjigje, thuhet në anketë.
Politikanët tanë dëshirojnë që ne të besojmë të kundërtën. A duhet një tragjedi e tillë të ndodhë këtu në Gjermani ???
Aktivistët kanë njoftuar planet e PEGIDA-n dhe kërkojnë që të ndalin protestat në Austri dhe Skandinavi, ndërsa grupet tjera të së djathtës ekstreme evropiane kanë shprehur përkrahje për lëvizjen gjermane.
Megjithatë, marshimet e PEDIGA-s janë planifikuar të hënën në qytetet tjera gjermane, por edhe lëvizja kundër PEDIGAS-s me kundër –demonstrata është në rritje dhe më e fuqishme.
Shumica e 35.000 protestuesve që dolën në rrugët e Drezden-it të shtunën mbani parrolla ku shkruante Unë jam Charlie por jo PEGIDA.
Dhe gjatë marshimeve të degëve të PEGIDA-s në qytete të tjera gjermane të hënën e kaluar, monumente e tilla si Katedralja e Këlnit dhe Porta e Brandenburgut në Berlin i fikën dritat e tyre posa protestuesit u mblodhën.
Disa grupe të muslimanëve gjermanë kanë bërë thirrje për një marshim të heshtur në kryeqytetin gjerman të hënën për të denoncuar dhunën.
Burimi: Middle East Online