Bahrein

Bahrejnasit për Sejjid Nasrallahun : Ju faleminderit, Ju faleminderit!

Bahrejnasit kanë nisur të hënën në mbrëmje një fushatë në Twitter,  një përpjekje për të falënderuar Sekretarin e Përgjithshëm të Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallahun për qëndrimet e tij mbështetëse për lëvizjen pro-demokracisë në Mbretërinë e Gjirit Persik.

   

Dhjetëra bahrejnas ndërveprojnë në mënyrë aktive, duke përdorur një tag të quajtur # شكرا_لنصر_الله (Ju faleminderit Nasrallah!  Ata përshëndesin Sejjid Nasrallahun, duke shprehur dashurinë e tyre, falënderimet për kreun rezistencës.

   

Në një letër të postuar nga dhjetëra aktivistë, bahrejnasit ja adresuan Sejjid Nasrallahut duke i thënë: Qëndrimi juaj i cili është duke mbështetur revolucionin tonë .... është një simbol i nderit për çdo bahrejnas. Hizbollahu nuk hezitoi për të përkrahë kërkesat tona të drejtësisë, lirisë dhe dinjitetit.

   

Ne e dimë O Sejjid që ju qëndroni gjithmonë me njerëzit e shtypur në botë. Dhe mbështetja e juaj për popullin e Bahrejnit është për shkak se ju e dini shumë mirë që ne jemi njerëz të drejtë të cilët janë braktisur nga regjimet politike dhe qeveritë të cilat nuk kujdesen për ne, por për interesat e saj.

    

Në letrën e tyre, bahjrenasit u betuan se do të përmbahen nga udhëzimet e udhëheqjes së tyre, Ajetullahut kryesor, Shejh Issa al-Kassem dhe Shejh Ali Salman.

   

Ne besojmë se kjo mënyrë është e mbushur me pengesa. Megjithatë, ne do të fitojmë, thanë barejnasit duke iu referuar paqes e lëvizjes së tyre.

   

Sejjid Nasrallahu ka lavdëruar në mënyrë të përsëritur njerëzit e Bahrejnit për lëvizjen e tyre paqësore, duke theksuar se kërkesat e tyre për drejtësi dhe barazi janë të drejta.

   

Të premtën,  udhëheqësi i rezistencës ka denoncuar regjimin Al-Khalifa-s  për arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm të al-Vefak-ut,  grupit të shquar të opozitës. Shkëlqesia e tij, përshëndeti udhëheqësit fetarë të Bahrejnit dhe i këshilloi për protesta të qeta në një përpjekje për të mbrojtur vendin nga dhuna.

   

Në Bahrein, ka njerëz të cilët janë ende duke demonstruar që prej katër vjetësh. Ky është modeli unik në botë. Lëvizjet në të gjitha arenat botërore përdorin dhunën përveç këtu, në arenën e Bahrejnit, jo pse armët nuk mund të përdoret në Bahrejn, por për shkak të vullnetit të autoriteteve fetare dhe të udhëheqjes politike (të opozitës) që insistojnë në rrugën paqësore, tha shkëlqesia e tij. 

Burimi: Al Manar