Filmi Muhammedi (a.s.) Vetvetiu, përgjigja më e mirë për kritikët
Producenti ekzekutiv i filmit ”Muhammedi (a.s.)”, një film iranian drejtuar nga Mexhid Mexhidi, tha se vetë filmi do të jetë përgjigja më e mirë për kritikët.
Në një intervistë me Agjencinë IQNA, Muhammed-Mehdi Hejdarian tha se ka përpjekje nga ata që janë kundër unitetit islamik për nxirjen e këtij filmi madhështor në Botën Muslimane nëpërmjet gënjeshtrave dhe akuzave, por përgjigja më e mirë për ta është vetë filmi.
Muhammed Mehdi Hejdarian vuri në dukje se filmi ishte planifikuar që të shfaqet gjatë Javës së Unitetit Islamik (në fillim të muajit janar), por nuk ishte gati në kohë, për këtë arsye, premiera do të shfaqet në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar Fexhër (Sabahu) 2015, në muajin shkurt.
Filmi filloi të xhirohet në muajin tetor 2007 dhe përfundoi në vitin 2003. Një numër i profesionistëve ndërkombëtarisht e kanë vlerësuar, duke përfshirë Academy Award, si fitues për efektet vizuale dhe kineasti Scott E. Anderson, Vittorio Storaro, tri herë fitues i Oscar-it, drejtori italian i fotografisë dhe i mirënjohuri projektuesi i prodhimit, kroat, Milijen Kreka Kljakoviç bashkëpunuan në këtë projekt.
Filmi do të shfaqet në tri gjuhë, në persisht, arabisht dhe anglisht.
Burimi: IQNA News