Siria

Ankaraja thotë se 500 turq bashkohen me Fronin el-Nusra në Siri

Rreth 500 qytetarë turq janë bashkuar me rradhët e Frontit El - Nusra së dhe Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit.

     Ministri i Brendshën i Turqisë tha se qindra turq kanë kaluar kufirin për në Siri për të luftuar me ekstremistët El - Kaidës kundër qeverisë siriane.
     Një raport i ministrisë, publikuar në disa gazeta turke të mërkurën, më 27 nëntor 2013,  thotë se rreth 500 qytetarë turq janë bashkuar me rradhët e Frontit El - Nusra së dhe Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit.
     ” Disa prej tyre janë trajnuar në kampet e El - Kaidës në Afganistan dhe Pakistan , thuhet në raport, sipas gazetës Zaman.
      Në bazë të të dhënave të mbledhura nga Organizata Kombëtare Informative dhe Policia Kombëtare, thuhet në raport se 13 turq që luftonin përkrah El-Nusra-s janë vrarë gjatë luftimeve.

    Aty thuhet, gjithashtu, se 75 shtetas turq janë vrarë në konfliktin i cili së pari shpërtheu në muajin mars të vitit 2011.

     Qeveria e Turqisë, e cila është kundërshtare e ashpër të presidentit Bashar al-Assad, është kritikuar, pasi u akuzua për mbylljen e syve ndaj militantëve dhe armëve që kalojnë kufirin turk për në Siri.
     Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, në një udhëtim në Uashington javën e kaluar, hodhi poshtë akuzat se vendi i tij kishte  lejuar ekstremistët për të kaluar kufirin në Siri dhe bëri thirrje për bashkëpunim më të madh të inteligjencës për të ndalur rrjedhjen e tyre.
    Turqia ka pranue rreth 600.000 refugjatë nga konflikti sirian dhe ajo, gjithashtu, përballet me koalicionin kryesore të opozitës.