Lufta e re e dënuar në dështim
SHBA-të nuk mund të fitojnë luftën me ISIS-in vetëm me sulme ajrore, ndërsa nuk kanë aleat të cilët mund të luftojnë edhe në tokë. Lufta e fundit në Irak ka filluar të eskalojë. Forcat ushtarake amerikane dhe aleatët e saj një ditë pas Kërshëndellave kanë qëlluar caqet e ISIS-it në 31 sulme ajrore në Irak dhe Siri. Tre mijë këshilltar ushtarak amerikan kanë autorizime të përcjellin trupat irakiane në luftë, gjersa helikopterët amerikan kryejnë sulme ajrore në Irak. Komandanti i Gjeneral shtabit amerikan Martin Dempsey dhe sekretari shtetëror John Kerry duan të mbajnë opsionet lidhur me gjendjen zyrtare të hapura ushtarake. Shumë lider sunitë dhe disa lider shiit nga Iraku verior më kanë thënë se akoma janë skeptik lidhur me veprimin e ri amerikan në beteja. Kjo nuk është kurrfarë befasie. SHBA-të e kanë sulmuar Irakun para më shumë se 10 vitesh nën justifikim të rrejshëm se duan të eliminojnë armatimin për shkatërrim masiv.
Diplomati amerikan në gusht më ka përsërit tri shkaqe të vërteta për luftën e re: ndalimi i vrasjes së pakicave të cilët ikin nga sulmet e ISIS-it, mbrojtjen e ushtarëve amerikan në qytetin verior të Erbilit dhe të parandalojë ISIS-in nga sulmi i mundshëm në hapësirën kurde.
E para, edhe përkundër theksimeve të skeptikëve, ISIS-i nuk ka mundësi të sulmoj rajonin kurd. Ata kurrë nuk do të mund të marrin hapësirën në të cilin jetojnë 8 milion kurdë dhe në të cilin gjenden qindra mijëra ushtar të armatosur dhe të stërvitur për luftë.
E dyta, qëllimet e SHBA-ve janë shumë më të mëdha se mbrojtja e pakicave dhe ushtarëve. SHBA-të kanë filluar me granatimin e Irakut me 8 gusht. Pentagoni gjer më 14 gusht ka theksuar se pakicat më nuk po ikin nga ISIS-i.
Personeli ushtarak dhe diplomatik amerikan njashtu nuk ishin të ekspozuar rrezikut të vërtet. Aeroportet kanë mbetur të hapur gjatë kohës së krizës ashtu që ushtria shumë shpejt ka mund të evakuojë personelin e vet. Por, përkundër kësaj SHBA-të në atë çast kanë bombarduar intensivisht. SHBA-ja udhëheq konfliktin e tanishëm pjesërisht pasi që e ka humbur luftën e fundit në Irak. SHBA-të kanë shpresuar se do të rrëzojnë Sadam Huseinin, dhe se në Bagdat do të vendosin qeverinë aleate të tyre dhe do të vendosin ndikimin amerikan në tërë rajonin. Por, në vitin 2008 administrata e ish kryetarit amerikan George W.Bushit ka nënshkruar Marrëveshjen për gjendjen se forcave të veta, e cila është klasifikuar si humbje e SHBA-ve.
Gjer në fund të vitit 2011, SHBA-ja i ka tërhequr trupat e veta, ka mbyllur bazat e veta ushtarake, ndërsa qeveria e pavarur e Bagdadit më tepër ishte miqësore me Teheranin sesa me Washingtonin. Kritikët sikurse senatori John Mc Cain dhe ish drejtori i CIA-së Leon Paneta theksojnë se liderët politik kanë hjek dorë nga fitimet të cilët i ka arritur ushtria për shkak të mungesës së vullnetit politik. Por, gjenerali i ushtrisë amerikane Daniel P. Bolger cek se SHBA-ja ka pësuar disfatë të plotë politike dhe ushtarake, dhe ishte e detyruar të lëshojë Irakun. Administrata e Obamas tani po përpiqet të fitojë luftën e re në Irak me më pak përkrahje publike vendore dhe me resurse më të vogla ushtarake nga viti 2003. SHBA-ja po ballafaqohet me pengesa të mëdha në rrugën e saj të fitores kundër ISIS-it. Diplomatët amerikan kanë pranuar se SHBA-ja nuk mund të fitojë luftën vetëm me sulme ajrore. Përveç kësaj, SHBA-të nuk kanë aleat të cilët janë të aftë të luftojnë kundër ISIS-it në tokë, e lere më të okupojnë apo të udhëheqin me zonat në Siri dhe Irak të cilin ata e kontrollojnë. Ushtria irakiane është shpërndarë për shkak të ofensivës së ISIS-it gjatë verës së kaluar. Qeveria irakiane pas saj ka mobilizuar milicit shiite konservative dhe i ka dislokuar në front. Është shënuar një rast që milicit pas marrjes së kontrollit të territorit prej ISIS-it, kanë ndaluar sunitët të kthehen në shtëpitë e tyre , të cilët disa kritikë e quajnë spastrim etnik. Sunitët akoma e ndjejnë ushtrinë irakiane dhe milicit aleate si forca sektare me të cilët komandojnë liderët shiit.
Gjasat për fitoren e SHBA-së në Siri janë edhe më të vogla. SHBA-të përkrahin grupin qytetar, koalicionin nacional sirian, e cila ka shumë pak përkrahje të qytetarëve. Pentagoni ka ndërprerë përkrahjen e Ushtrisë së lirë siriane, të ashtuquajturat forcat të matura të cilët SHBA-të për tri vite i ka përkrahur. Ushtria e lirë siriane, e cila me arsye nuk është popullore, kërkon të fokusohet në disfatën e regjimit të Bashar al Asadit, ndërsa SHBA-të kërkojnë që kryengritësit së pari të luftojnë kundër ISIS-it. Tani administrata e Obamas ka plan të ri. SHBA-të cekin se do të kontrollojnë kryengritësit e matur, do t’i dërgojë për 1 vit në stërvitje në Arabinë Saudite, dhe pastaj do të i kthejë në Siri. Por bile edhe nënkryetari Joe Biden ka pranuar se sauditët me vite kanë financuar dhe armatosur kryengritësit ekstremist. Administrata amerikane nuk ka ofruar asgjë se sauditët kanë ndërruar këtë praktikë.
Pa aleatë të mundshëm në terren, administrata e Obamas ka disa opsione në rast se do të fitojë kundër ISIS-it. Nxitësit luftarak vendor do të shtrëngojnë Obaman të dërgojë trupa shtesë, por nuk ekzistojnë garancionet se edhe mijëra ushtarë të rinj do të kenë sukses. ISIS-i veç e ka përshtat taktikën e vet, për të udhëhequr këtë luftë të re jokonvecionale, duke u fshehur mes popullsisë civile. Sipas ligjit për shpenzime 1,1 mijë miliard dollar, i cili është aprovuar gjatë këtij muaji, është lejuar 64 miliard dollar për luftërat në Afganistan, Siri, Irak dhe shtete tjera. Obama ka kërkuar nga Kongresi të lejojë luftërat në Irak dhe Siri. Këshilli për politikë të jashtme të Senatit amerikan në fund të dhjetorit është pajtuar me këtë, ndërsa votimi përfundimtar në Senat pritet në fillim të vitit 2015.
Pa marr parasysh se çfarë do të ndodh në Washington, populli amerikan nuk do të përkrah edhe një luftë të pafundme. Ashtu sikurse ka ndodhur me luftën e vitit 2003 në Irak, opinioni publik do të ndryshojë, do të jetë kundër luftës së tretë në Irak, ndërsa shpenzimet e luftimeve do të rriten, gjersa ushtarët amerikan do të vriten, dhe fitoret ushtarake do të jenë më të radha.
Pas viteve të gënjeshtrave dhe konflikteve ushtarake të pakuptimta, kundërshtimi me vendosmëri të fuqishëm kundër luftës, është e vetmja rrugë ndaj ardhmërisë më të mirë.
Burimi: Al Jazeera