Maroku trajnon 50 imamë francezë
Pas trajnimit në kohët e fundit imamët në disa vende afrikane, Maroku do të trajnojë pesëdhjetë imamët nga Franca.
Trajnimet, të cilat do të përfshijnë Kur'anin dhe jetën e Profetit Muhammed (a.s.) do të përfshijnë mësime plotësuese të shkencës dhe të teknologjisë së informacionit.
Franca ka në plan të përdorë këta imamë të rinj për të promovuar një imazh të Islamit të moderuar dhe për të luftuar ekstremizmin, raportoi Agjencia Marocco World News.
Franca ka përgatitur një plan-program për të mbrojtur xhamitë e saj nga ekstremizmi, pas rritjes në kohën e fundit të francezëve të rinj që po i bashkohen ISIL-it.
Burimi: M. World News