Kulturë

Garat Kur'anore për studentët musliman i forcojnë lidhjet e Shkollave të Mendimit Islam

Huxhet-ul-Islam Muhammed Reza Saleh
Huxhet-ul-Islam Muhammed Reza Saleh

Përfaqësuesi për Kulturë dhe Arsim i Universitetit Ndërkombëtar Al-Mustafa  i përshkruan Garat Kur'anore për Studentët Musliman ”si    një lidhje midis Shkollave të Mendimit Islam.

   

Huxhet-ul-Islam Muhammed Reza Saleh tha se Garat Kur’anore  promovojnë Kur'anin si një ilaç shërues dhe zgjidhje për shpëtimin e njerëzimit, një libër udhëzues që bashkon pasuesit e të gjitha Shkollave të Mendimit Islam.

    

Ai tha se Garat Kur’anore shërbejnë si një mundësi për kundërshtuar propagandën dhe gënjeshtrat se kinse muslimanët shia  nuk i japim rëndësi Kur’anit, që shi’itët nuk kanë njohuri për Kur’anin, apo që Kur'ani  i shi’itëve është i ndryshëm nga ai i muslimanëve të tjerë.

    

Huxhet ul-Islam Muhammed Saleh tha, gjithashtu, se Garat Kur’anore janë  mbajtur në një kohë kur grupet tekfiriste po veprojnë kundër mësimeve dhe udhëzimeve të Kur'anit.

   

Garat Kur’anore mund të jetë një vend për t’iu kundërvënë   ideologjisë tekfiriste, deklaroi Huxhet-ul-Islam Muhammed Reza Saleh

    

Ai më tej e përshkroi Republikës Islame të Iranit, si një vend me ndikim dhe kërkoi që të prezantohen para studentëve pjesëmarrës arritjet e Iranit.

    

Për shkak të fushatës intensive propagandistike kundër Iranit, nëpër  botë, duke përfshirë edhe midis popujve muslimanë, nuk janë të njohur me realitetet dhe të arriturat e Republikës Islamike të Iranit, vuri në dukje, ai.

   

Edicioni i pestë i Garave Ndërkombëtare të Kur'anit të Shenjtë për Studentët Muslimanë janë planifikuar të mbahen më 1-4 janar, 2015 në Kullën Milad të Teheranit.