Bali Bey, ushtari hero i perandorisë Otomane!
Perandoria Otomane njihet Botërisht për suksesin e saj luftarak. Madje, Dinastia më e famshme ishe ajo e Sulltan Sulejmanit të Mrekullueshëm në vitet 1520-1566.
Kjo Dinasti, midis të tjerash kishte edhe heronjtë e saj. Përpos trimërisë së Ibrahim Pashës, i cili do të kujtohet nga kjo Dinasti si trradhëar i kësaj Perandorie.
Një ndër heronjtë më të përfolur të Perandorisë së Sulltan Sulejman Kanuniut ishte edhe Bali Malkoçoğlu i njohur ndryshe si Bali Bey. Ai arriti famë ushtarake në rolin e tij që luajti në betejën e Mohacs në vitin 1526. Më pas ai u dekorua nga Sullan Sulejmani për besnikërinë e tij kundrejt Perandorisë dhe u bë Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Otomane kryesisht komandant i Akinci dhe Gazis.
Bali Bey do të mbahet mend nga Historia Otomane si ushtaraku që i shpëtoi jetën dy herë Sulltanesh Hyrremit. Hera e parë kur asaj j’u bë pritë nga banditët të urdhëruar nga Sulltanesha Hatixhe e cila priste rast për tu hakmarrë ndaj Sulltaneshës pasi e bënte fajtore për vrasjen e Ibrahim Pashës nga vet Sulltani. I mbërritur në kohën e duhur ai i shpëton jetën Sullaneshës më të fuqishme në Botë. Hera e dytë ishe pikërisht kur Sulltanesh Hatixhe planifikoi rrëmbimin e Hyrrem Sulltaneshës sërisht në shenjë hakmarrje, vendndodhje të cilën e mbajti sekret deri në vdekje. Bali Bey, me zgjuarsinë dhe zotësinë e tij, arriti të nuhaste planin e Sullaneshës dhe kështu u bë hero për herë të dytë në pallatin Mbretëror të Sulltan Sulejman të Mrekullueshëm. Një akt heroik të cilin ai e kreu si shenjë falenderimi për Sulltan Sulejmanin pasi ky i fundit i dha lirinë ti bashkohej familjes së tij në Anadoll. Bali do të mbahet mend jo vetëm si hero, por edhe si i vetmi ushtar që rrëmbeu zemrat e vajzave të Haremit, përfshirë këtu edhe të vet Sulltanesh Mihrimasë qëkur ajo ishte ende një fëmijë. Ai e dinte mirë se dënimi për këtë dashuri ishte vdekja dhe pranoi humbjen duke u vetëdeklaruar si i pafat në dashuri.
Pas vdekjes së gruas së tij të parë nga një sëmundje e pashërueshme pikërisht ditën e dasmës, ai nuk dashuroi për shumë vite. Vite më vonë, ai u dashurua me mbesën e Sullanesh Aishe Hafsasë e cila ishte edhe e fejuara e Shehzade Mustafasë. Një dashuri e cila e coi atë në dënim me prerje koke me urdhër të Sulltan Sulejmanit. Një dënim i cili u fal nga vet Shehzade Mustafa dhe pas kësaj, ai u shkarkua nga detyra edhe u dëbua nga Sarajet në shenjë dënimi.
Pas vdekjes së Ibrahim Pashës, ai u rikthye në krye të Ushtrisë Otomane me urdhër të Sulltan Sulejmanit për arsye se Ushtria mbeti pa një Komandant të zotë sic ishte vet Bali Bey. Sërisht ai u dënua nga gratë. I dashuruar pas Sulltaneshës Mihrimah, ai kërkon nga Sulltan Sulejmani largimin përgjithmonë nga shërbimi ushtarak Otoman për arsye familjare. Një liri e cila u miratua nga vet Sulltani edhe përse Bali Bey ishte badigardi privat i vet Sulltanit dhe Sulltaneshës. Bukuria që mbarte ai ushtar u bënë shkas për dezertimin e karrierës së tij ushtarake, por nuk u harruan kurrë shërbimet e tij në krye të ushtrisë më të famshme edhe më të fuqishme në Botë.
Bali Bey ishte me origjinë Serbe, por vinte nga një familje me gjak perandorak. Ai ishte njëri prej djemve të Malkoçoğlu Yaya Pasha i cili kishte shërbyer si Bejlerbey i Anadollisë dhe Rumelisë i martuar me një bijë të Bajazitit të II duke e bërë Bali Bey njërin nga nipat e Bajazitit.
Deri në fund të jetës së tij, ai shërbeu si Bejlerbey dhe Buda.