Kryetari i Iranit përgëzon homologun shqiptar për Ditën Kombëtare
Në një mesazh, kryetari i Iranit, gjithashtu, përgëzoi kombin dhe qeverinë e Shqipërisë me rastin e festës kombëtare
Kryetari i Iranit, Hassan Rouhani, të
enjten, më 28 nëntor 2013, përgëzoi homologun e tij shqiptar, Bujar Nishanin në
Ditën Kombëtare të vendit (28 Nëntorin).
Sipas Agjensisë IRNA, në një mesazh, kryetari i
Iranit, gjithashtu, përgëzoi kombin dhe
qeverinë e Shqipërisë me rastin e festës kombëtare.
Duke iu referuar marrëdhënieve
historike Teheran-Tiranë, kryetari, Hassan Rouhani edhe më tej shpreson se të
dy kryeqytetet do të zgjerojnë marrëdhëniet në sferat politike, ekonomike dhe
kulturore në të ardhmen.
Gjithashtu, kryetari Hassan Rouhani i dëshiroi përparim, dhe suksese kombit dhe qeverisë shqiptare.
Burimi: IRNA