Palestine

Rezoluta për Palestinën nuk kaloi në KS të OKB-së

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuar dje ka votuar për rezolutën e paraqitur nga ana e shteteve arabe në të cilin bëhet thirrje për ndërprerjen e okupimit izraelit dhe krijimin e shtetit të Palestinës gjer në vitin 2017. Rezoluta siç është pritur nuk kaloi, falë vetos së vënë nga SHBA-të. Përveç SHBA-së, kundër Palestinës ka votuar edhe Australia. Pesë shtete kanë abstenuar, në mes tyre edhe anëtarja e përhershme, Britania e Madhe, si dhe Lituania, Korea Jugore, Nigeria dhe Ruanda. Shtetet tjera, anëtare të përhershme, kanë votuar pro Palestinës, Rusia, Kina dhe Franca, si dhe shtetet tjera kanë votuar për rezolutën për Palestinës, sikurse Jordania, Luksemburgu, Çadi, Kili dhe Argjentina.

 

Rezolutën ashpër e ka kundërshtuar Izraeli, duke i thirr të gjitha shtetet”përgjegjëse”, anëtare të KS të OKB-së të votojnë kundër kësaj rezolute. Por, sipas botëkuptimeve të Izraelit”përgjegjëse” ishin vetëm dy shtete, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia, do të thotë vetëm njëra shtete anëtare, me drejtë vetoje. Por, kjo ishte e mjaftueshme për Izraelin, edhe pse në anën tjetër shihet se Izraeli ka humbur mjaft nga përkrahja e tij në Evropë, prej nga asnjë shtet i Evropës nuk ka votuar kundër rezolutës, bile Franca me të drejtë vetoje, e ka përkrah bile duke votuar pro rezolutës.

 

Është pritur se rezoluta nuk do të kalojë, pasi që SHBA-ja kurrë nuk do të kishte lejuar. Kryetari palestinez Mahmud Abas ka thënë para votimit të rezolutës: “ Në rast se iniciativa arabo-palestineze prezantuar KS të OKB-së, në të cilin thirret për ndërprerjen e okupimit izraelit, nuk kalon, ne do të jemi të detyruar të ndërmarrim procedurat të duhura politike dhe juridike”.

 

Nga ana tjetër, ministri izraelit i punëve të jashtme, Avigdor Libermani, e ka quajtur rezolutën e Këshillit të Sigurimit” akt agresioni” duke cek: “Kryetari palestinez Mahmud Abas pranon këto masa vetëm për të sulmuar Izraelin, kjo nuk ka kurrfarë dobie për Palestinezët”.