Ekspozohet dorëshkrimi i Kur’anit që i atribuohet Imam Husejnit
Një ekspozitë më dorëshkrime, shkrime në rrasa guri dhe libra të shtypura është hapur në Bibliotekën Qendrore në Astan Kuds Razavi.
Sipas stafit të lajmeve të Astan Kuds Razavi e veçanta e programit për dhjetë ditët e fundit të muajit Sefer, kjo ekspozitë do të qëndroi e hapur deri më datën 25 dhjetor në Bibliotekën Qendrore në Astan Kuds Razavi.
Në këtë ekspozitë, vepra të çmuara dhe me vlerë me temën rreth 'Imam Husejnit dhe Husseini Arbain' të shkruara nga dijetarët e mëdhenj të Islamit si Shejh Mufid, Sejid ibn-i Tavous, dhe Ajetullah Mutahhari janë paraqitur në ekspozitën publike.
Anwar al-Shehadeh, Muhij al-Ahzan, Historia e Pikëllimit, dhe Tarik al-Buka janë disa nga librat e shtypura në rrasa guri që janë paraqitur në ekspozitë, duke përfshirë, gjithashtu, librat Darsnameje Arbain, Etika e Hussejnit, Kryengritja e Ashures, Sjelljet e Hussejnit, Husejni, Arsyeja e Krijimit, dhe Këshilla nga Imam Hussejni.
Përveç dorëshkrimit të Kur'anit që i atribuohet dorëshkrimit të bekuar të Imam Husejnit, disa libra të tjerë të shkruara me dorë duke përfshirë Shpjegimi mbi Lutjen e Ashures, Haxhillëku, Manba 'al-Buka, Jame' al-Favaed, dhe Sa'adat al-Kounain janë paraqitur në ekspozitë.
Kjo ekspozitë me shkrime që nga rrasat e gurit, me dorëshkrime dhe deri tek librat e shtypura është hapur në përkujtim të Imam Hysejnit dhe Arbainit të (të katërdhjetën) e Imam Husejnit, do të jetë e hapur për publikun në Bibliotekën Qendrore të Astan Kuds Razavi deri më 25 dhjetor 2014, prej orës 8-19, çdo ditë.