Bosna Hersek

Përfaqësuesi i Bosnjes bën thirrje për Gara Kur’anore mujore Online

Përfaqësuesi i Bosnjes dhe Hercegovinës në  Garat e Pesta  Ndërkombëtare të Kur'anit të Shenjtë  për Studentët Muslimanë ka sugjeruar që Garat Kur’anore Ndërkombëtare të mbahen në internet çdo muaj.

   

Sinanudin Tatareviç tha se përmes Skype-it dhe Viber-it mund të mbahen Gara Ndërkombëtare Kur’anore mujore.  

  

Ai tha Garat e Kur'anit në përgjithësi kanë një rol të madh në bashkimin e të rinjtë muslimanë, duke shtuar, veçanërisht, se Garat Ndërkombëtare në Teheran mund të kontribuojnë në Unitetin Islam sepse këto sjellin së bashku garues me një numër më të madh të vendeve se garat të tjera të tilla.

     

Sinanudin Tatarević, i cili do të konkurrojë në kategorinë e mësimit përmendësh të Kur’anit në Garat për Studentët Musliman në Teheran, sugjeroi, gjithashtu, se kategoritë e mësimit përmendësh të 20-të xhyzave dhe 10 xhyzave (pjesë) të Kur'anit të shtohen në garë.

     

I pyetur në lidhje me çka ai mendon për Garaat Ndërkombëtare Kur’anore që janë planifikuar të organizohet në Teheran në muajin janar, 2015, ai tha:

   

“Unë mendoj se Garat Ndërkombëtare Kur’anore në Iran, siç kam dëgjuar nga konkurentët që morën pjesë në vitet e fundit, janë në nivel  shumë lartë dhe të organizuara shumë mirë.     

    

Sinanudin Tatareviç u lind më 16 janar të vitit 1990, në qytetin e Jajce në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ai është një student MA dhe studion gjuhën arabe në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Sarajevës.

Tatarević, i cili është hafiz, e mësoi gjithë Kur’anin përmendësh në moshën 18 vjeçare, thotë se kënduesi më i preferuar i Kur’anit për te  është Mahmoud Halil Husari.

   

Sa i përket veprimtarive Kur'anore në vendin e tij, ai tha se ka tri fakultete në Bosnje dhe Hercegovinë ku mësohet Kira'at dhe shkenca të tjera Kur'anore dhe se ka vetëm një Garë Kur’anore lokale në Bosnje. 

   

Edicioni i pestë i Garave Ndërkombëtare të Kur'anit të Shenjtë për Studentët Muslimanët është planifikuar të mbahet në muajin janar, 2015, në Teheran nga Organizata e Aktivitetet Kur'anore të Akademikëve Iranianë.