Ministri Gjerman i Financave: Njerëzit kanë të drejtë të frikësohen nga terrorizmi islamik, por jo nga Islami
Ministri Gjerman i Financave, Volfgang Schaeuble tha të shtunën se imigracioni është i mirë për vendin dhe politikanët duhet të shpjegojnë më mirë se të gjithë sepse të gjithë përfitojmë, kështu tha në përgjigje të rritjes së një lëvizjeje të re e cila është kundërshtare e një fluksi të emigrantëve muslimanë.
Numri i azil kërkuesve në Gjermani, shumica nga Siria, është dyfishuar këtë vit në rreth 200.000, dhe emigracioni është në nivelin e tij më të lartë në dy dekada.
Shumë gjermanë janë të shqetësuar për kostot që kanë të bëjnë dhe shqetësohen për refugjatët që i zënë vendet e punës.
Shfaqja e papritur e Lëvizjes PEGIDA, që do të thotë, Evropianët Patriotë Kundër Islamizimit të Perëndimit, e cila javën e kaluar e mbajti një tubim prej 17.500 vetësh kundër emigrantëve në qytetin lindor të Drezdenit, që ka detyruar ligjvënësit për t'u përgjigjur.
Bota është më e hapur dhe emigracioni i ndihmon të gjithë. Ashtu si i kemi pranuar miliona refugjatë dhe të dëbuar pas Luftës së Dytë Botërore për të rindërtuar vendin. Kështu që ne kemi nevojë edhe për imigracionin sot, tha Volfgang Schaeuble për Bild Online kur u pyet në lidhje me popullaritetin e PEGIDA-s.
Emigracioni e ka mbyllur agjendën politike në Gjermani. Disa anëtarë të bllokut konservator të kancelares Angela Merkel janë të shqetësuar sepse ata rrezikojnë të humbasin mbështetjen në qoftë se ata nuk përgjigjen për frikën e njerëzve.
Votuesit i kanë dënuar tashmë qeveritë në disa vende të tjera evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Suedinë, për dështimin për të adresuar çështjen e ngarkuar të emigracionit.
“Natyrisht, ne duhet të jetojmë së bashku me emigrantët. Që do të ndryshojë jetën tonë të përditshme, por nuk do ta bëjë atë më të keqe, por më së shumti do ta përmirësojë atë, shtoi Volfgang Schaeuble, një anëtar i demokratëve –kristianë të Merkelit (CDU).
Emigracioni është një temë veçanërisht e ndjeshme në Gjermani për shkak të kaluarës së saj naziste. Rregullat e azilit në Gjermani janë ndër më liberalet në botë.
Volfgang Schaeuble tha se politikanët duhet të shpjegojnë më mirë ndryshimet në jetën e përditshme, dhe ai bëri jehonë komenteve të bëra nga presidenti Joachim Gauck këtë javë duke thënë se njerëzit nuk duhet të tremben.
“Njerëzit kanë të drejtë të frikësohen nga terrorizmi islamik. Por jo nga Islami , tha ai.”