Iraku

Ajetullah Bashir al-Naxhafi: Liderët Shi'itë e kanë ndaluar fyerjen e sunnive

Një autoritet i lartë  i muslimanëve shi'a në Irak  përsëri theksoi se fyerjet e personaliteve të shenjta të muslimanëve sunnitë  janë të  ndaluara.

  

Ajetullah Bashir al-Naxhafi bëri vërejtje në përgjigje të një kërkese nga Rektori i Universitetit al-Az-har të Egjiptit për ndalimin e përdhosjes së figurave të shenjta fetare, njoftoi Agjencia e Lajmeve Kur'anore e Iranit.

    

Shejh Ahmed el-Tajjib i Universitetit al-Az-har bërë thirrje për një takim me një përfaqësues të Iranit në Kajro, Huxhxhat  al-Islam Ahmed Muballeghi.

    

Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik në Iran, Ajetullah Sejjid Ali Khamenei, lëshoi një fetva (dekret fetar) disa vite më parë që ndalon fyerjen e personaliteteve të shenjta sunnite.

   

Fetvaja (Dekreti apo Vendimi Fetar) është mirëpritur dhe vlerësuar nga dijetarët muslimanë sunni në vende të ndryshme.