Shqipëri

Festat e fundvitit 2014. Festat më të varfëra që kanë njohur ndonjëherë Shqiptarët!

Festat e këtij viti janë konsideruar si festat më të varfëra që ka njohur Shqipëria ndonjëherë në 100 vjet shtet. Nuk mohojmë fatin se cdo Qeveri apo cdo qeverisje ka pasur gabimet e veta, por kjo Qeveri mund të konsiderohet si Qeveria më e dështuar në Historinë e politikës shqiptare. Përvecse Qeveri e dështuar, ajo është edhe hakmarrrëse, është hipokrite në politikbërjen e saj gjoja Rilindase. Një Rilindje e cila po e vdes popullin shqiptar pakë e nga pakë pa ju dridhur dora, madje shumë të vendosur në qëllimet e tyre gjasme pozitive, por që rezultojnë negative edhe shkatërruese për mirëqenjen socjale të shoqërisë shqiptare.

Qeveria e shkuar, në të cilën justifikon dështimet e saj Qeveria aktuale, do të mbahet mend si Qeveria që bëri shqiptarët të njohin Botën, madje disa prej tyre të bëheshin të huaj duke i dhënë kështu prioritet lekut me emigracion. Ajo Qeveri do të mbahet mend si Qeveria që kriojoi rrugën e Kombit edhe Durrës-Kukës-Morinë duke bashkuar kështu Shqipërinë me Ballkanin edhe duke bërë motra territori Kosovën me Shqipërinë në një distancë prej jo më shumë se 6 orë rrugë. Ajo Qeveri do të mbahet mend si Qeveria që bëri Shqipërinë anëtare të NATO-s duke i përforcuar kështu më tepër marrëdhenjet me Amerikën deri në atë pikë sa nxiti ish-Presidentin Geoge W Bush të vizitonte personalisht Shqipërinë. Një vizitë nga e cila përfituan shumë shqiptarë emigrant në Shtetet e Bashkuara për të marrë sa më shpejtë Green Card-in duke përfituar nga amnistitë e ngushtimit të marrdhënjeve. Mundësi të cilat kjo Qeveri aktuale i ka mbylluar totalisht duke e izoluar popullin shqiptar në kosheren e varfër të Rilindjes së vdekur të Edi Ramës ku nga dita në ditë kërkohen taksa pa fund, por nuk ofrohet më asnjë burim leku sic kanë ekzistuar më parë burime të punës private, bizneseve apo emigracionit, pra ekzistonte një burim leku ku mund të paguheshin taksa. Përsëri ish-Qeveria Berisha e konsideronte popullin të paaftë ekonomikisht për të përballuar taksa stratosferike dhe disa prej ktyre taksave i konsideroi të faluara. Taksa të cilat u rikthyen në kujtesë nga Qeveria e vdekur e Rilindjes ku kërkohen haracet e falura nga ish-Qeveria Berisha, madje të gjobitura edhe të shumëfishuara. Kërkohen në një pikë ku populli shqiptar nuk zotëron më asnjë nga burim të të ardhurave që ka pasur më përpara. Në një kohë ku populli nuk ka më të ardhura as për bukën e ditës, apo për një kafe mëngjesi edhe përse dikur lokalet e Tiranës rrinin plot me klienta, tani ato i gjen të boshuara edhe në prag falimentimi. Pa të ardhura ekonomike nuk mund të ketë pagim taksash. Duhet të burojë diku që të pikojë më pas. Madje-madje nëse nuk paguan taksat stratosferike të Qeverisë së Rilindjes së vdekur, ose rri në errësirrë totale, ose përfundon në burg. Nëna me fëmijë, familje në nevojë, invalid apo jo, të gjithë njësojë ndonëse vet Kryeministri nuk paguan asgjë nga këto që i kërkon popullit, të paktën nuk paguan aq shumë ndonëse ka rrogën më të lartë në Republikën e Shqipërisë ndërsa popullin e gënjeu me 20 dollar asistencë që nuk dalin as për dy ditë ushqim për një njeri tek. Ndërsa rrogat e Ministrave dhe Deputetëve u rritën më shumë nga normalja duke e kaluar miljonin në muaj kurse administratës së shtetit ju dhurua 400 dollarë shpërblim për fundvit. Popullit jo vetëm që s’ju dhurua asgjë, por madje ju shkëput energjia elektrike duke bërë që familjet në nevojë të kalojnë  festat e fundvitit pa energji elektrike sikurse në epokjën e gurit pa drita, pa ujë, pa para dhe madje në varfërinë më ekstreme sa të diskutohet edhe blerja e frutave e jo më gjeli tradicjonal i festive i cili nga ky vit do të jetë një tabu edhe ëndërr për familjet shqiptare. Ndonëse këto festa do të konsiderohen si festat më të varfëra që mund të kenë kaluar ndonjëherë shqiptarët. Festa të cilat do ti quajnë si më të hidhurat edhe më të tëmerrshmet ku edhe fëmija nuk e pa më dritën  e llampës madje nuk ndjeu më këngën e Krishtlindjes. Një Rilindje e vdekur e cila vuri në litar jo vetëm mirëqenjen socjale të shqiptarëve, por nuk tregoi që mund të falë në nder të festave qoftë edhe disa ditë energji elektrike, por i dënoi në mëshirën e fatit, jo vetëm të pabukë, por edhe në errësirë. Festa që do të mbeten gjatë në memorjen e shqiptarëve, kryesisht njerëzve në nevojë. Një Rilindje e cila do të mbahet mend si Rilindja që e mori pushtetin me komplot të brëndshëm në 21 janar duke vrarë 4 njerëz para Kryeministrisë dhe më pas ja hodhi fajin Qeverisë së atëherëshme meqë ishte në pushtet sikurse bëri Fatos Nano në 1997 duke shkaktuar trazira edhe kaos në vend, faje të cilat i mori mbi shpinë Qeveria e atëherëshme. E njëta skemë, e njejta metodë vecse në periudha të ndryshme, por në të njëjtat kushte. Edhe sikur viktimat të ishin vrarë nga Garda e Republikës, nuk do të vihej para drejtësisë ish-Komandanti i Gardës Kolonel Ndrea Prendi edhe vartësit e tij nga Grupi i Zjarrit, por do të viheshin eprorët që kanë në dorë të japin  urdhrat sipas rregullores së brendshme të Gardës ku Komandanti nuk jep urdhër për zjarr pa marrë leje nga  Ministri i Brendshëm edhe Ministri nuk jep urdhër pa u konsultuar me Kryeministrin. Pra nëse do kishte fajtor të vërtetë në këtë ngjarje do ishin Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri edhe jo vartësit që u bënë kurban për peshk. Që këtu dallohet komploti i Rilindjes për të përmbysur me lezet Qeverinë Berisha. Jo vetëm ta përmbysë, por edhe të shkatërrojë gjithcka që ajo nisi duke zën këtu edhe Universitetet Shtetërore meritë e njerëzve të shquar të Rilindjes si Mahir Domi, Aleksandër Xhuvani, Kostandin Kristoforidhi, Qamil Guranjaku etj. Puna e këtyre Rilindasve të mëdhenj diskutohet të shkatërrohet nga një studente e dështuar e Universitetit Kristal sic është Ministrja Lindita Nikolla apo nga një piktor skizofren injorant sic është Kryeministri Edi Rama të cilët nuk kanë të krahasuar me mencurinë edhe profesjonalizmin e Rilindasve tanë që sollën në jetë këto shkolla ku u shkolluar edhe u rritën shumë breza, madje edhe vet ata që sot drejtojnë Qeverinë.

Përpos reformave të dështuara të Rilindjes të cilat nuk kanë të numëruar, kjo Rilindje do të kujtohet si Rilindja më e hidhur e Kombit e cila edhe festat e funvitit i ktheu në një ferr terrori në errësirë, varfëri edhe dhunë policeske me skena horror duke rrasur në burg 80% të popullsisë shqiptare ndërkohë që kishte plot metoda konsensuale për të negocjuar me popullin, qoftë edhe me ata që kishin faj. Ky Vit i Ri do jetë Viti i Zi i shqiptarëve. Viti që ata do të luteshin të mos e përjetonin më kurrë.

 

CITAT:

“Kalova lumin, tani vrava kalin”! - (Politika)