Java Kur'anore zhvillohet në Qerbela
Programet e Javës së Shtatë Kur'anore në Qerbela, Irak, filluan më 20 dhjetor 2014 në Xhaminë e Shenjtë të Imam Husejnit.
Sipas faqes të internetit të Xhamisë së Shenjtë, Java Kur'anore është mbajtur çdo vit nga Departamenti për Çështje Fetare të Irakut në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Shkencave Kur'anore.
Ceremonia e hapjes së javës u ndoq nga Shejh 'Abdul Mahdi Al-Kerbalaji, Kujdestari i Xhamisë së Shenjtë, Sejjid Afdhal Al-Shami, zëvendës i kujdestarit, Sejjid Saleh Al-Heidari, kreu i Departamentit për Çështje Fetare, Adel Al-Kanani, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Shkencave Kur’anore dhe një numër i dijetarëve, intelektualëve, seminaristët dhe aktivistëve të Kur'anit.
Shejh Rafi 'Al-'Ameri, kënduesi më i mirë i Irakut, tha se garat për mësimin përmendësh të Kur’anit, të këndimit dhe interpretimit të Kur'anit të Shenjtë janë në mesin e pikave të programit të javës.
Çdo krahinë e Irakut do të ketë një përfaqësues në kategorinë e interpretimit të Kur’anit dhe ata do të konkurojnë në kategorinë e mësimit përmendësh të Kur’anit, pra për hafizë të Kur’anit.
Shejh Rafi Al-'Ameri shtoi se garat do të përfundojë më 23 dhjetor dhe fituesit do të shpërblehen në një ceremoni më 24 dhjetor 2014.
Sejjid Xhemal Shahrestani, kreu i zyrës së marrëdhënieve publike të Xhamisë së Shenjtë të Imam Husejnit, tha se është planifikuar një program në margjina të Garave Kur’anore, me kumtesa hulumtuese Kur’anore dhe 25 kumtesat më të mira do të dorëzohen në Departamentin për Çështje Fetare.