Kulturë

Irani ekspozon përkthimet e Kur'anit në Tunizi

Përkthimet e Kur'anit të Shenjtë në gjuhë të ndryshme janë paraqitur në një ekspozitë nga Qendra Kulturore e Iranit në Tunizi.

     

Sipas departamentit të marrëdhënieve publike të Organizatës Kulturore Islamike, Sadek Ramezani Golafzani, atasheu kulturor iranian në Tunizi tha se qendra paraqiti një koleksion të veprave kulturore dhe të artit në ekspozitë.

    

Koleksioni përfshin libra, fotografi, kaligrafi, zejtari, filma iranian dhe përkthime të Kur'anit. 

    

Disa nga veprat paraqesin tri periudha të historisë iraniane, para Islamit, pas ardhjes së Islamit deri në fitoren e Revolucionit Islamik në Iran, dhe nga revolucioni deri sot.

   

Ai falënderoi Ministrinë e Kulturës, Sportit dhe Rinisë të Tunizisë për organizimin e ekspozitës, e cila u mirëprit sidomos nga të rinjtë.

    

Zyrtari iranian shtoi se qendra ka kërkuar për të  paraqitur  qytetërimin e pasur islamik-iranian nëpërmjet gjuhës së kulturës dhe artit në ekspozitën një-ditore. 

   

Ekspozita e kulturës së kombit në Tunizi u mbajt më 14 dhjetor 2014 në kryeqytetin e Tunizisë, në Tunis.

   

Përfaqësues nga Irani, Pakistani, Turqia, Senegali, Koreja dhe Bullgaria morën pjesë në ekspozitë.