Muslimanët shi’itë, sunnitë denoncojnë ekstremizmin
Institucionet shi’ite dhe sunnite në Egjipt, Irak, në Arabinë Saudite dhe Iran ranë dakord për të denoncuar dhe dënojnë ekstremistët, duke konsideruar aktet e tyre se janë në konflikt të drejtpërdrejtë me Islamin.
Përkundër të gjitha zhvillimeve negative në lidhje me grupet ekstremiste në Lindjen e Mesme, ato kanë pasur një ndikim pozitiv në komunitetet fetare. Institucionet shi’ite dhe sunnite në Egjipt, Irak, Arabinë Saudite dhe Iran ranë dakord për të denoncuar dhe të gjithë t’i dënojnë ekstremistët, duke i konsideruar aktet e tyre të jenë në konflikt të drejtpërdrejtë me Islamin. Zërat ekstremistë kanë bërë thirrje për vrasjen e sekteve apo rrymave të tjera islamike, kurse institucionet muslimane shi’ite dhe sunnite bëjnë thirrje për moderim, dialog dhe bashkëpunim.
Tri javët e fundit kanë dëshmuar tri konferenca të mëdha për të luftuar ekstremizmin fetar në Lindjen e Mesme. Qyteti iranian i Kum-it, Vatikani dhe Kajro secili ka organizuar konferenca në një kohë. Autoritete të larta nga sekte të ndryshme Islame morën pjesë në këto konferenca dhe theksuan nevojën për veprim të përbashkët për të luftuar ekstremizmin dhe militantizmin.
Këshilli Papnor inicioi dialogun ndërfetar nën kujdesin e Papa Françeskut dhe ka mbajtur Samitin Katoliko-Muslimane me titull Muslimanët dhe të Krishterët: Besimtarët të cilët jetojnë në shoqëri, nga data 2 deri më 4 dhjetor 2014. Në konferencë morën pjesë autoritete të larta fetare të krishterë dhe muslimanë.
Në të njëjtën mënyrë, gjatë vizitës së tij në Turqi më 28-30 nëntor 2014, Papa i bëri thirrje besimtarëve të të gjitha feve të dallojnë në mes fesë dhe intolerancës dhe të hedhin poshtë të gjitha format e ekstremizmit dhe fondamentalizmit fetar. Ai kërkoi, gjithashtu, nga autoritetet fetare muslimane, që të dënojnë aktet brutale të “Shtetit Islam” (IS) që janë duke u kryer në emër të Islamit.
Kardinali Jean-Louis Tauran, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, tha se më 5 dhjetor ai kishte marrë mesazhe premtuese dhe inkurajuese nga dijetarët muslimanë të cilët morën pjesë në konferencë. Ata bënë thirrje për nevojën për të kuptuar dhe interpretuar librat e shenjta në kontekstet e tyre historike në vend që të ato të zbatohen fjalë për fjalë, sepse mund të çojnë në veprime të pacivilizuara.Kardinali bëri thirrje për zhvillimin e dialogut mes individëve fetarë dhe jofetarë në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje të plotë midis qytetarëve në komunitetet e tyre.
Al-Monitor foli me Xhevad Al-Khoei, i cili mori pjesë në samit në cilësinë e një përfaqësuesi të Këshillit të Irakut për Dialogun Ndërfetar. Ai tha se ruajtja e diversitetit fetar dhe kulturor në Irak është një nga prioritetet kryesore të autoritetit fetar në Naxhaf. Ai tha se që nga themelimi i këtij institucioni (shkollor tradicional islamik) 10 dekada më parë, asnjë një fetva e vetme nuk është lëshuar kundër feve tjera apo sekteve të tjera islame dhe ai kurrë nuk ka marrë një qëndrim sektar apo ekstremist në çdo çështje apo kundër ndonjë besimi tjetër fetar.
Një tjetër samit u mbajt më 23-24 nëntor 2014 në Kum me titull Kongresi Botëror mbi Ekstremizmin dhe Lëvizjet Tekfiriste sipas Vështrimit të Studiuesve Islamikë '.Konferenca u ndoq nga autoritetet fetare të muslimanëve shi’itë dhe sunnitë iranianë dhe jo -iranianë.
Disa institucione akademike dhe universitete në qytet përfituan nga ky rast dhe pritën disa autoritete fetare sunnite iraniane të cilët kanë vizituar qytetin për herë të parë, duke përfshirë Mulavi Abdul Hamidin, i cili është imam Ditës së Xhuma në qytetin Zahedan dhe një teolog i lartë dhe autoritet në rajonin e Balukistanit juglindor të Iranit.
Abdul Hamidi është bërë i famshëm kur ai ndërmjetësoi një marrëveshje me grupin ekstremist Xhundallah për të liruar ushtarët iranianë që ishin rrëmbyer në muajin maj. Për më tepër, në muajin tetor, ai i dërgoi një mesazh mbretit saudit për të shfuqizuar dënimin me vdekje kundër Shejh Nimr, një autoritet fetar musliman shi’it.
Kajro ishte mikpritëse e Konferencës Ndërkombëtare Kundër Terrorizmit e Al-Az-harit” që u zhvillua më 3 - 4 dhjetor 2014 , e cila u përurua nga Imami i Madh i Al-Az-harit, Shejh Ahmed el-Tajib. Pjesmarrësit në përfundim të konferencës theksuan Rëndësinë e reformimit të retorikës fetare, zhvillimin e kurrikulave arsimore, korrigjimin e disa koncepteve Islame si Xhihadi, Halifati Islamik dhe Shteti Islamik që janë duke u shtrembëruar nga grupet e armatosura ekstremiste.
Në një deklaratë të lëshuar më 12 nëntor 2014, Hashemi Rafsanxhani, kryetar i Këshillit të Sistemit të Përshtatshmërisë, kritikoi mallkimin e Sahabëve (shokëve të pejgamberit) dhe kremtimin e vdekjes Omar bin el-Hatab-it. Ai tha se këto praktika kanë çuar në shfaqjen e al-Kaidës dhe “ Shtetit Islamik” ( IS).
Këto zhvillime janë dëshmi se ka një vullnet për miratimin e reformave brenda sistemit fetar, qoftë sunnitë apo shi’itë. Megjithatë, këto reforma erdhën shumë vonë në dritën e krizave të thella politike, sociale dhe ekonomike në rajon që prej themelimit të shtetit modern, pas rënies së Perandorisë Osmane. Kjo është edhe për shkak të ndikimit të veprimeve të papërgjegjshme të shteteve perëndimore dhe aleatëve të tyre në rajon në shfaqjen dhe zhvillimin e ekstremizmit. Shembulli më i qartë është paraqitja e al-Kaidës në Afganistan dhe rritjen e saj me përkrahjene përbashkët nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Arabisë Saudite.
Sot, vala e gjithëpërfshirëse e grupeve dhe organizatave ekstremiste ka shtruar rrugën për reformat fetare që lëvizin larg nga radikalizmi. Megjithatë, rezultati i këtyre reformave varet nga zhvillimet e ardhshme politike në rajon, si dhe masën e ndryshimit të qasjes së Perëndimit me rajonin, në bazë të solidaritetit humanitar ose imperializmit utilitar.