Gazetari islamofobik: Muslimanët duhet të dëbohen nga Franca
Gazetari francez, Eric Zemmour, vërejtjet e të cilit shpesh janë quajtur si raciste, ksenofobike dhe seksiste, foli për një dëbim të mundshëm të muslimanëve nga Franca, duke shkaktuar edhe një herë polemika.
Franca debaton fjalën e lirë pasi një komentator televiziv u shkarkua për sugjerimin që të gjithë, pesë milionë muslimanë, duhet të dëbohen nga Franca, për të parandaluar luftën civile.
Komentet nga Eric Zemmour, i cili ka qenë më parë i dënuar për nxitje të urrejtjes racore, shkaktoi zemërim të madh.
Eric Zemmour u shkarkua nga Kanali i Lajmeve 24-orëshe i TV pasi i tha një gazetari italian që Franca që vlerësohet që ka pesë milionë muslimanë duhet t’i deportojë për të shmangur kaosin dhe luftën civile.
Vendimi i Kanalit është miratuar nga grupet anti-raciste dhe disa politikanë të krahut të majtë. Ajo u kritikua ashpër nga disa figura të larta të djathta të politikës franceze, të cilët e adhurojnë Zemmour-in, por edhe nga disa të majtë, që e urrejnë atë, në bazë të të drejtës së tij për fjalën e lirë, njoftoi The India Times.
I pyetur nëse ai do të sugjerojë deportimin e pesë milionë muslimanëve francezë, gazetar i diskutueshëm francez u përgjigj:
Unë e di se është joreale, por historia është e habitshme.
Kush do të kishte thënë se në vitin 1940, pothuajse një milion Pieds-Noirs [fjalë për fjalë do të thotë Këmbë –Zi, një term që i referohet njerëzve të origjinës franceze, evropiane që jetojnë në Afrikën e Veriut të Francës, njëzet vjet më vonë do të largohen nga Algjeria që të kthehen në Francë?
Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve lëshoi një deklaratë të martën, në mënyrë që të dënojë me vendosmërinë më të madhe fjalët e Éric Zemmour-it.
Kombi francez është përcaktuar për të jetuar së bashku, dhe muslimanët e Francës, si të krishterët, hebrenjt, besimtarë dhe jobesimtarëve, të gjithë janë fëmijët e tij, shtoi ai.
Edhe përdoruesit e internetit ishin të shpejtë për t’i denoncuar komentet e Eric Zemmour-it.
Organizatat Franceze të Zezakëve janë bashkuar me Unionin e Studentëve Hebrenj dhe disa grupe të tjera anti-raciste në paraqitjen e ankesave kundër gazetarit Zemmour për nxitje të urrejtjes racore.
Në krye të veprimit juridik, një grup i OJQ-ve dhe disa personalitete të famshëm kanë shkruar një letër të hapur për mediat e Francës, duke bërë thirrje për të ndaluar transmetimin e tij ”haptazi racist”.
Libri i tij “Le Suicide Francais” është shitur në tre muajt e fundit në gjithsej 250.000 kopje. Ai pretendon se identiteti i Francës është shkatërruar nga imigrimi, feminizmi, homoseksualiteti, Evropa, tregtia e lirë dhe faji i tepruar, i panevojshëm për persekutimin e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore.
Zemmour tha gjithashtu gjatë një intervistë televizive se Algjeria nuk ekziston, duke shtuar se fqinji i Marokut në lindje nuk është gjë tjetër veçse një shpikje franceze që ka qenë gjithmonë një vend kolonial.
Popullsia e Francës prej pesë milionë muslimanëve është më e madhe se në çdo vend të Evropës, dhe se Franca, gjithashtu, ka diasporën më të madh hebraike në kontinentin evropian.
Prindërit e Zemmour-it janë hebrenj – berberë, të cilët emigruan nga Algjeria në vitet 1950-ta.