Anglia kërkon për të ndryshuar demografinë e Bahrejnit
Një veprimtar i shquar i Bahrejnit për të drejtat e njeriut, Nabil Rexheb tha se Britania e Madhe është duke ndjekur të njëjtën strategji në Bahrejn sikur që ajo që e ka përdorur për krijimin e Izraelit.
Nabil Rexheb, kryetar i Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Bahrejn, deklaroi se Anglia fshehurazi po zbaton një seri planesh për të ndryshuar demografinë e Bahrejnit.
Sipas Nabil Rexhebit, fakti që në Bahrejn po i sjellin të huajt dhe vendasit po i dërgojnë në mërgim është një dëshmi se planet e tilla janë duke u zbatuar.
Ai tha se Anglia bëri të njëjtën gjë në Palestinë, e cila përfundimisht çoi në krijimin e Izraelit, raportoi Press TV.
Nabil Rexheb tha gjithashtu se ekziston një marrëveshje e pashkruar ndërmjet Britanisë dhe Bahrejnit për të shtypur lëvizjet popullore në shtetin e Gjirit Persik.
Ai vuri në dukje se Manama lejojë të ngritet një bazë e re Ushtarake Britanike në Bahrejn në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e Londrës për regjimin diktatorial të Bahrejnit.
Në fillim të këtij muaji, Anglia nënshkroi një marrëveshje në Bahrein për të zgjeruar dhe konsoliduar praninë e saj afat-gjate detare në rajonin e Gjirit Persik, pavarësisht masave të ashpra të vazhdueshme të regjimit të Manama-s mbi mospajtimet publike.
Mbretëritë Arabe, të cilat janë dëshmitarë për protestat e përgjakshme kundër regjimit që prej vitit 2011, gjithashtu, e mirëpritën Flotën e Pestë të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Baza ushtarake siguron mbrojtje për familjen mbretërore të Bahrejnit, dhe gjithashtu siguron dominimin amerikan në rajonin e pasur me naftë.
Mijëra protestues kundër -regjimit kanë mbajtur demonstrata të shumta në rrugët e Bahrejnit, duke i bërë thirrje familjes mbretërore Al Halifa të heqë dorë nga pushteti.
Shumë bahrejnas janë torturuar apo vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur dhe arrestuar nga goditjet e vazhdueshme të regjimit në demonstrata paqësore.