Art

Kaligrafët e Iranit dhe Turqisë u takuan në Stamboll

Maestrot e kaligrafisë iraniane dhe turke janë mbledhur në konsullatën iraniane në Stamboll.     

Konsullata e Iranit në Stamboll ka pritur një takim të mjeshtërve të  kaligrafisë iraniane dhe turke në përputhje me zgjerimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve.   

Një numër i maestrove të kaligrafisë iraniane dhe turke morën pjesë në ngjarjen kulturore që u mbajt më 19 dhjetor 2014 në Stamboll.   

Për të promovuar ndërveprimet midis kaligrafëve iranianë dhe turq, si dhe artin e kaligrafisë Islame, pjesëmarrësit propozuan për të themeluar Shoqatën e Kaligrafëve të Botës Islame. 

    

Një seminar i stilit të Kaligrafisë Nastalik është mbajtur kohët e fundit në Qendrën e Gjuhës Perse në Stamboll. Seminari u mirëprit me ngrohtësi nga studentët turq të Qendrës.   

Kaligrafia konsiderohet si një nga format më të larta të artit Islam, kaligrafia u bë një pjesë e domosdoshme e shoqërisë persiane në fillim të Epokës Islame. Ajo nuk ishte praktikuar vetëm nga artistë profesional por edhe nga ana e familjes mbretërore dhe fisnikërisë.  

Gjashtë stile themelore popullore të kaligrafisë  janë të njohura si stili Naskh, Thuluth, Muhakkak, Rihani, Tauki, dhe Rika.

Nastalik dhe Nastalik Kursiv janë të njohur si stilet më tërheqëse të kaligrafisë persiane, të përdorura gjerësisht në kopjimin e fjalëve arabe, në poezinë persiane romantike dhe epike dhe në dorëshkrimet letrare.