Manovrat e mëdha ushtarake të Iranit
Zyrtarët iranian kanë konfirmuar se Irani ka nisur ushtrimet e mëdha ushtarake të cilët do të zgjasin 6 ditë. Në ushtrimet do të marrin pjesë të gjitha pjesët e ushtrisë iraniane. Gjatë kohës së mbajtjes së ushtrimeve ushtarake do të testohen edhe armatimet e reja. Manovrat ushtarake të cilët kanë filluar dje do të shtrihen në një sipërfaqe të gjerë prej 2, 2 milion kilometra katror. Marina iraniane me anijet luftarake dhe nëndetëse do të ushtrojnë në hapësirën nga ngushtica e Hormuzit gjer te deti i Omanit në juglindje të vendit.
Nga armata iraniane theksojnë se planifikojnë që gjatë manovrave të prezantojnë edhe sistemet e reja raketore të cilët do të jenë pjesë përbërëse e mbrojtjes iraniane. Të përkujtojmë se nga Irani kanë porositur që në shtator se së shpejti do të prezantojnë sistemin e ri të radarit i cili do të ketë mundësi të përcjelljes edhe të objekteve shumë më të vogla, duke përfshirë edhe dronat e spiunimit të dimensioneve më të vogla.
Një javë para fillimit të manovrave aktuale, shefi i marinës iraniane ka thirrë fuqitë e huaja që gjatë kohës së mbajtjes së ushtrimeve, të braktisin zonën në afërsi në të cilin do të mbahen ushtrimet duke thënë se Irani” nuk paraqet kërcënim fuqive të huaja në hapësirën e gjirit Persik”. Shef i shtabit kryesor të armatës iraniane, gjeneral Abdurrahim Musavi, theksoi se ushtrimet ushtarake në të vërtetë dërgojnë mesazhin” të miqësisë dhe paçes” fqinjëve në rajon për shkak të fakteve që të njëjtët paraqesin potencialet mbrojtëse iraniane si dhe doktrinën ushtarake iraniane e cila bazohet në mbrojtjen e vendit të vet.
Ushtrimet e mëdha të fundit ushtarake janë mbajt në Iran në maj 2013. Ekzistojnë informatat individuale se Irani merr pjesë me avionët ushtarak në luftë kundër ISIS-t në territorin e Irakut, por këto pretendime nuk janë vërtetuar, ndërsa zyrtarët në Teheran i hedhin poshtë spekulimet e tilla. Është e kuptueshme se Irani është i shqetësuar nga situate në Irakun fqinjë në të cilin terroristët e ISIS-it kanë zënë pjesë të caktuar të territorit, duke përshirë edhe disa vende jo larg kufirit iranian.