Dijetari thekson përgjegjësinë morale të përkthyesve të Kur'anit
Duke studiuar, hulumtuar disa përkthimeve të Kur’anit në gjuhën angleze nga përkthyesit muslimanë dhe jo-muslimanë dëshmohet se sa janë moralisht përgjegjës përkthyesit në veprimtarinë e tyre të matur ndaj besnikërisë së profesionit dhe jo kundër ideologjisë.
Kështu tha Prof. Maha Tahir Eesa, i Universitetit të Al-Kadisijah, Irak, profesor, në kumtesën e tij të paraqitur në Konferencën Ndërkombëtare mbi Përkthimin e Kur'anit që u zhvillua në Teheran.
Kumtesa me titullin Kuptimi i Kur’anit të Madhëruar”, ku dijetari tha se ” Përkthimi i Kur'anit të Shenjtë është një vepër seriozisht e rëndë nëse matet me besnikërinë profesionale të përkthyesit dhe etikës njerëzore dhe përgjegjësisë.
Përkthimi i përkushtohet jo vetëm muslimanëve por edha atyre që nuk janë muslimanë, secili me interesat dhe shqetësimet e ndryshme.
Muslimanët jo-arab duhet të dinë gjithçka në lidhje me fenë e tyre për ritualet dhe adhurimin, kurse jo-muslimanët për arsye të tjera; dhe për të dy palët burimi i parë është Kur’ani i Madhërishëm i cili duhet të përkthehet besnikërisht. Prandaj, një përkthim i mirëfilltë duhet të bëhët për ata që nuk dinë arabisht, shtoi dijetari, Tahir Eesa.
Dijetari i Irakut vuri në dukje se vështrimet armiqësore ndaj Islamit nuk janë të reja, por janë të rrënjosura thellë në të kaluarën dhe ndoshta një nga arsyet për të pasur pikëpamje të tilla është përhapja e keq-përkthimit të Kur’anit në gjuhë të tjera nëse janë bërë qëllimisht apo jo , përkthyesit mbajnë përgjegjësinë morale.”
Besnikëria strategjike dhe arsyetimi logjik i të kuptuarit të tekstit burimor mund të çojë në një përkthim autoritar i kuptimeve të Kur'anit të Lavdishëm që të bëhet një burim i bashkimit dhe jo i përparjes midis muslimanëve, vazhdoi duke thënë prof. Maha Tahir Eesa i Universitetit Al-Kadisijah në Irak.
Konferenca e Parë Ndërkombëtare mbi Përkthimin e Kur'anit u mbajt në Teheran më 14-17 dhjetor 2014.
Konferenca u organizua nga Universiteti Allameh Tabatabaei dhe Organizata Islamike për Kulturë dhe Marrëdhënie. (ICRO).
Përkthyes të Kur'anit nga dhjetë shtete, duke përfshirë Rusinë, Francën, Pakistanin, Spanjën, Kinën dhe Republikën e Azerbajxhanit morrën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare.